Gazment Bardhi ka denoncuar drejtorin Policisë së qarkut Fier, Skënder Hitaj, duke e akuzuar se ka dhënë urdhra ndaj vartësve të tij që të inskenojnë ngjarje dhe të pengojnë PD-në në fushatë
Ndër të tjera ai shkruan se Hitaj e ngatërron atë dhe kandidatët e PD-së me Belinda Ballukun, Ceno Klosin dhe Klevis Jahajn.
Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së qarkut Fier, më ngatërron mua me Belindën, kandidatët e PD me Ceno-t dhe Klevis-t e Belindës dhe strukturat e PD me administratën e arrogantëve të sjell nga Tirana të Belindës.
Ska drejtor apo polici politike që ndryshon fatin që qytetarët i kanë paracaktuar Belindës tënde dhe shefit të saj Edi Rama. Ti thjesht po përcakton fatin tënd! Udhë e mbarë dhe kujdes nesër andej nga Mallakastra!


