• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRITANI/ Arrestohen 8 persona si të dyshuar për terrorizëm, 7 prej tyre iranianë
Home
Nderkombetare

BRITANI/ Arrestohen 8 persona si të dyshuar për terrorizëm, 7 prej tyre iranianë

4 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Forcat e policisë kundër terrorizmit në Britani kanë arrestuar tetë persona pas disa bastisjeve në vende të ndryshme, shtatë prej të cilëve iranianë, raportonReuters. Pesë prej tyre u ndaluan të shtunën me dyshimin për përfshirje në veprimtari terroriste, lidhur me një komplot për të sulmuar një objekt të caktuar në Britani.

“Hetimet janë në fazë të hershme dhe po shqyrtojmë disa pista për të përcaktuar motivimin e mundshëm, si dhe për të vlerësuar nëse ekziston ndonjë rrezik i mëtejshëm për publikun”, deklaroi komandanti Dominic Murphy, kreu i Njësisë Kundër Terrorizmit në Met Police.

Në një operacion të ndarë, gjithashtu të shtunën, tre shtetas të tjerë iranianë u arrestuan në Londër si pjesë e një hetimi tjetër kundër terrorizmit, që sipas policisë nuk ka lidhje me arrestimet e mëparshme. Ata ndodhen aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet dhe kontrolli i banesave të tyre vijojnë.

Detajet e komplotit të dyshuar nuk janë bërë publike për arsye operative, ndërkohë që arrestimet ndodhin në një kohë kur autoritetet britanike po rrisin vëmendjen ndaj aktiviteteve të mbështetura nga Irani në territorin britanik.

Qeveria britanike ka deklaruar se ka penguar mbi 20 komplotë të lidhura me interesa iraniane që nga viti 2022 dhe së fundmi ka vendosur sanksione ndaj një rrjeti kriminal me bazë në Suedi, i lidhur me Iranin dhe i akuzuar për objektiva ndaj interesave izraelite dhe hebraike në Europë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BUFI ISHTE KAPUR ME NOIZYN"/ Rama: Nëse me Lamborghinin e tij i bien 50 mijë pensione, po për 6 milionë dollarët e tij?
Previous article GJITHÇKA NISI NGA NJË PREKJE PASQYRASH/ Zbardhet e plotë ngjarja me 4 të plagosur dhe 1 viktimë në Laç, 5 minuta para të shtënave…

s.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT