• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHTRENJTOHEN ÇMIMET E BILETAVE TË AVIONËVE/ Ja në cilin shtet udhëtojnë më shumë shqiptarët
Home
Ekonomi

SHTRENJTOHEN ÇMIMET E BILETAVE TË AVIONËVE/ Ja në cilin shtet udhëtojnë më shumë shqiptarët

2 May, 2025 s.autor Ekonomi

Nëse në pjesën e parë të vitit mund të keni udhëtuar me bileta të lira, 20-50 euro në një drejtim, afrimi i muajve të verës ka sjellë një shtrenjtim të ndjeshëm të tyre, sidomos në drejtim të Italisë, që është dhe destinacioni kryesor i udhëtimeve, me rreth 42% të totalit, sipas një kërkimi që Monitor bëri në faqet zyrtare të operatorëve kryesorë në vend.

Nëse do të udhëtosh në Milano, në datat 9-11 gusht, më Wizz Air, vajtja kushton minimumi 10.4 mijë lekë dhe kthimi më i lirë është 22.9 mijë lekë, me një total prej 38.2 mijë lekë, ose 363 euro. Me Ryanair, operatori tjetër me kosto të ulët, vajtja në Milano në datën 9 gusht kushton 70-102 euro, ndërsa kthimi në datën 11 arrin nga 168-182 euro.

Milano (përfshirë Bergamo) është destinacioni kryesor i udhëtimeve të pasagjerëve që fluturojnë nga dhe drejt Rinasit. Sipas të dhënave të Tirana International Airport (TIA), në vitin 2024, nga Rinasi në Milano (Malpensa dhe Milano-Bergamo) udhëtuan 1 milionë pasagjerë, ose 10% e totalit.

Londra është destinacioni i dytë më i frekuentuar pas Milanos. Për të njëjtat data, nga Tirana në Londër, bileta varion nga 14-27 mijë lekë, ndërsa kthimi nga 9.4-11.4 mijë lekë, me biletën më të lirë që arrin në 23.3 mijë lekë, me Wizz Air. Me Ryanair, vajtja në Londër në të njëjtën datë kushton 123-184 euro, ndërsa kthimi nga 68-96 euro.

Sipas të dhënave të TIA-s, drejt Londrës dhe anasjelltas në 2024-n udhëtuan 838 mijë pasagjerë, ose 7.8% e totalit.

Roma është pak më e lirë, me vajtje 6.4 mijë lekë dhe kthim 12-14.5 mijë lekë, me Wizz Air. Ryanair është më konkurrues për Romën, me vajtje 35-52 euro në 9 gusht dhe kthim 92-103 euro në 11 gusht.

Roma është destinacioni i tretë i fluturimeve, me 607 mijë pasagjerë në 2024-n, ose 5.7% e totalit.

Për në Bolonja (destinacioni i katërt, me 476 mijë pasagjerë, ose 4.4% të totalit) për të njëjtat data, vajtja kushton 6.4-82 mijë lekë dhe kthimi 9.3-19.2 mijë lekë, me Wizz Air.

Stambolli, destinacioni i shtatë, me 407 mijë pasagjerë në 2024-n është gjithmonë i shtrenjtë. Në 9 gusht, nga Tirana në Stamboll me Air Albania, bileta më e lirë është 132 euro dhe më e shtrenjta 328 euro. Kthimi në Tiranë në 11 gusht kushton nga 148 në 276 euro. Me Pegasus Airlines, vajtja në të njëjtën datë është 73 euro dhe kthimi 103 euro.

Nëse doni të shkoni në Paris në verë, vajtja kushton 15.6 mijë lekë dhe kthimi 18.7 mijë lekë, me Wizz Air. Me Ryanair çmimi kushton 172 euro drejt Parisit dhe kthimi 135 euro.

Barcelona është një tjetër destinacion që në verë është i shtrenjtë. Për të shkuar në datën 9 gusht, bileta kushton nga 13.5-18.7 mijë lekë dhe kthimi 22.4 mijë lekë, me Wiz Air.

Nuk është e lirë as Gjermania, që si shtet është destinacioni i dytë pas Italisë (10.3% të totalit të udhëtimeve në 2024-n). Për në Frankfurt, më i frekuentuari nga qytetet gjermane, vajtja në 11 gusht kushton 19.7 mijë lekë dhe kthimi 6.2 mijë lekë, me Wizz Air.

Shtrenjtimi i biletave vë kohën e sezonit të verës është një praktikë e përhershme e kompanive ajrore, si rrjedhojë e kërkesës së lartë për udhëtime. Pas mesit të shtatorit çmimet fillojnë e ulen, për tu shtrenjtuar sërish në festat e fundvitit. Biletat më të lira përgjithësisht janë nga shkurti deri në prill.

Vitet e fundit, hyrja e operatorëve me kosto të ulët ka bërë që çmimet e biletave të ulen edhe në 20 euro në një drejtim, nëse priten dy apo tre muaj më parë. Sa më shumë afrohet data e udhëtimit, aq më të shtrenjta bëhen udhëtimet.

Sipas të dhënave të TIA, në vitin 2024 udhëtuan një numër rekord prej 10.7 milionë pasagjerë në 2024-n, me një rritje prej 47.5% me bazë vjetore, e nxitur dhe nga kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik, ku rreth 60% e udhëtarëve ishin të huaj.

INSTAT raportoi se në tre mujorin e parë të këtij viti, rritja është ngadalësuar ndjeshëm. Për janar-mars 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.083.050 pasagjerë nga 1.909.757 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 9,1%. Një vit më parë, zgjerimi në tremujorin e parë kishte qenë rreth 64%.

Sipas TIA-s, në shkurt 2025, kur raportohet e dhëna e fundit, Wizz Air ishte operatori më i madh në treg, me 63.2% të fluturimeve. Në vend të dytë është Ryanair, me 22.8%, i ndjekur nga Pegasus Airline me 2.79% dhe Air Albania me 2.3%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article USHTARI I ALDO BARES HUMB BETEJËN LIGJORE NË ANGLI/ Përdori 2 “non-gratat” e Berishës për marrje azili
Previous article "FUTESHA NË TUALET DHE QAJA"/ Gerta Gixhari rrëfen ‘prapaskenat’ e incidentit me Gjestin: E laga me shampanjë sepse…

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT