• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
USHTARI I ALDO BARES HUMB BETEJËN LIGJORE NË ANGLI/ Përdori 2 “non-gratat” e Berishës për marrje azili
Home
Aktualitet
Kronikë

USHTARI I ALDO BARES HUMB BETEJËN LIGJORE NË ANGLI/ Përdori 2 “non-gratat” e Berishës për marrje azili

2 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasësi i policit Klenti Bano 25 vite më parë në Lushnjë, i cili tentoi të hedhë në erë me eksploziv edhe stadiumin Roza Haxhiu, ka humbur apelin në një tribunal emigracioni, pasi ai aplikoi për të fituar azilin në Britaninë e Madhe.

Maksim Çelës, një prej njerëzve më të afërt të Aldo Bares, nuk i janë marrë në konsideratë pretendimet se i rrezikohej jeta në Shqipëri dhe se Home Office, ministria e punëve të brendshme angleze duhet t’i jepte azil.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, disponon vendimin e dhënë prej tribunalit të apeleve të emigracionit në Londër këtë të premte, ku është rrëzuar vendimi i tribunalit të parë të çështjeve të emigracionit në 19 qershor 2023.

Në të tilla kushte gjyqtari Jeremy Rintoul i dha të drejtë refuzimit të azilit prej Home Office.

Argumenti kryesor i Maksim Çelës për të fituar azil në Britaninë e Madhe lidhet me pretendimin se në Shqipëri ai mund të ekzekutohej.

Në vendimin e disponuar nga Top Channel përfshihet ajo çfarë i ka deklaruar Maksim Çela tribunalit të apelit të emigracionit muajin e shkuar.

“Familjet e antarëve të bandës së Lushnjës janë sulmuar. Vëllai im mundi të qëndronte në Shqipëri, nuk ishte shënjestruar, dhe se gruaja dhe vajza e tij kishin qëndruar për disa vite, por ishin zhvendosur herë pas here. Ata e bënë këtë sepse nuk kishte njeri tjetër që të më sillte ushqim dhe gjëra në burg. Për këtë nuk kam kërkuar të siguroj dokumente nga Policia e Lushnjës. Po t’i kisha kërkuar, mund të mos kisha mundur t’i siguroja”.

Nëse do të më ktheni në Shqipëri ka thënë Maskim Çela atëherë do të më duhet të qëndroj vetëm brenda si në bunker dhe kjo nuk është jeta që dua.

Për të forcuar pozitat në azil kërkim Maksim Çela ka përfshirë edhe dy nongratat e Sali Berishës.

“Kryeministri i kohës kur unë jam dënuar e kanë shpallur Non Grata në Amerikë dhe në Britaninë e Madhe. Kjo tregon se paçka gjërat në Shqipëri janë përmirësuar ka prap vend për të përmirësuar aspektet e sigurisë. Pas publikimit të lajmeve për mua nga media britanike më janë shtuar kërcënimet. Në një vend ku një polic mund ta korruptosh me 50 euro kjo do të thotë rrezik për jetën time dhe se mbrojtja ndaj meje nuk mund të jetë efektive në një vend me krim dhe korrupsion”.

Por tribunali emigracionit në Londër, mbërriti në përfundim se ndaj Maksim Çelës nuk ka asnjë lloj risku real kërcënues të jetës së tij në Shqipëri, gjë e cila do t’i mundësonte qëndrimin në Britaninë e Madhe e kështu dëbimi i tij nuk përbën asnjë problem apo shqetësim.

Ai ka 21 ditë kohë për të apeluar këtë vendim në Gjykatën e Lartë.

Zbulimi Maksim Çelës në Angli

Anëtari i Bandës së Lushnjës, Maksim Çela ishte dënuar me 25 vite burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit në vendin tonë për një seri krimesh, përfshirë edhe vrasjen e oficerit të policisë Klenti Bano më 14 Prill 2000.

Gazeta The Sun të cilës i referohet Top Channel, ka ndjekur prej vitit 2023 mbërritjen e tij dhe i ka dedikuar një shkrim të gjatë se si një kriminel i kalibrit të Maksim Çelës, hyri në Angli në prill 2023 dhe aplikoi për azil.

Në të njëjtin vit The Sun ndoqi seancën gjyqësore kur Çela në një gjykatë emigracioni kishte kërkuar liri me kusht deri sa ti shqyrtohej kërkesa për azil.

Ai mbahej i mbyllur në një qendër ndalimi për emigrantët mbërritur ilegalisht në Angli.

Avokatët e Çelës i kërkuan gjykatës dhënie anonimati klientit të tyre pasi ai i frikësohej një hakmarrje të mundshme nëse i zbulohej vendndodhja aktuale.

The Sun, e respektoi vendimin e gjykatës duke publikuar një shkrim në prill 2023 pa detaje që do të çonin në identifikimin e Maksim Çelës, përfshi krimet për të cilat ishte dënuar në Shqipëri, si pjesë e njërës prej bandave më famëkeqe në historinë e kriminalitetit shqiptarë.

Por The Sun, zhvilloi një betejë 23 mujore në gjykatë, duke argumentuar se ishte në interes të publikut mësimi emrit të Maksim Çelës dhe krimeve të kryera në Shqipëri.

Tabloidi më i madh britanik e fitoi betejën në gjykatë duke i hequr anonimatin Maksim Çelës, dhënë në Prill 2023 nga gjykata emigracionit.

Ky zhvillim e ka vendosur Maksim Çelën në faqen e parë të gazetës The Sun online me Titull:

“Mostrës i çirret Maska, vrasësi dhe terroristi shqiptarë i lirë rrugëve të Mbretërisë së Bashkuar, beteja e The Sun për të hequr anonimatin”.

Katia Bano: Djali im polic Klenti në varr, vrasësi sot i lirë në Angli. Ia ekzekutoi në 2000 banda e Aldo Bares

Mbërritja ilegalisht në Angli e Maksim Çelës anëtarit të bandës famëkeqe të Lushnjës, ka ri sjelle pas 25 vitesh, dimensionin brutal të vrasjes të oficerit të policisë Klenti Bano.

Gazeta ‘The Sun’ e cila zbuloi futjen në Angli me pasaportë false nga Spanja të Maksim Çelës në 2023, e më pas të kërkonte azil me argumentin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, ka mundur të intervistojë nënën e Klenti Banos.

Për herë të parë pas vrasjes të djalit më 14 Prill 2000 në qytetin e Lushnjës, organizuar prej Enver Dondollakut, Maksim Çelës dhe Dritan Vilës, nëna e Klenti Banos, ish mësuesja e matematikës, Katia Bano ka thyer heshtjen.

Në rrëfimin e saj të parë për The Sun te cilit i referohet Top Channel, 77-vjeçarja Bano shprehet se “vrasja e djalit Klenti Bano ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit”.

E pyetur për mbërritjen në Angli të vrasësit të djalit të saj ajo ka bërë këtë pohim për ‘The Sun’.

“Jam e habitur sesi Maksim Çela arriti të hyjë në Britaninë e Madhe dhe që vrasësi i djalit tim është i lirë tani atje. Ai e meritonte burgun e përjetshëm për vrasjen e një njeriu të pafajshëm që po i shërbente shtetit dhe nuk e kuptoj pse tolerohet në Britani. Me të vërtetë më shqetëson kur e di se ai ka një jetë të re atje dhe djali im prehet në varrin e tij”, shprehet 77-vjeçarja. (TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Rama i bie daulles pas inspektimit të rrugës Maqellarë-Peshkopi: U krye...
Previous article SHTRENJTOHEN ÇMIMET E BILETAVE TË AVIONËVE/ Ja në cilin shtet udhëtojnë më shumë shqiptarët

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT