• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I DËNUAR NDËRKOMBËTAR”/ Berisha sulmon Ramën nga samiti i PPE në Spanjë: E gjithë bota po pret fitoren e PD!
Home
Politikë

“I DËNUAR NDËRKOMBËTAR”/ Berisha sulmon Ramën nga samiti i PPE në Spanjë: E gjithë bota po pret fitoren e PD!

30 April, 2025 s.autor Politikë

Për të dytën ditë radhazi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama nga Spanja, ku mbahet samiti i Partive Popullore Europiane (në Valencia).

Teksa është shkëputur nga fushata elektorale prej tre ditësh, fill pas publikimit të kontratës së lobimit 6 mln dollarë me kompaninë amerikane ‘Continental’ në emër të PD-ADSHM, (e botuar ekskluzivisht më 26 prill nga Report Tv dhe Shqiptarja.com), ai ka gjetur një tjetër rrugë për replikë nga distanca, por jo për detajet e kontratës, por për “bëmat” e qeverisë.

Reagimi i tij vjen pas ironisë së kryesocialistit Edi Rama me video-postim për fjalimin e kreut të PD në Samitin e Partive Popullore Europiane në Spanjë, por edhe për ato rreth kontratës 6 mln dollarë të lobimit.

Berisha tha se Rama është i dënuar ndërkombëtar ndërsa bota po pret fitoren e së djathtës më 11 maj.

“Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, e gjithë bota pret fitoren e PD, me besimin se, nën drejtimin e kësaj force politike, do të bëhet realitet anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Sot, brenda 5 muajsh miratohet rezoluta e katërt që dënon Edi Ramën dhe regjimin e tij. Përveç fjalës sime, në të cilën u përqendrova tërësisht në situatën në Shqipëri dhe paraqita para audiencës më të madhe europiane, të vërtetën e trishtë të narkoshtetit të vetëm dhe të parë në Europë, që është narkoshteti i ndërtuar nga Edi Rama, në Shqipëri. Diskutova gjerësisht përpjekjet e tij për të shndërruar zgjedhjet në fasadë, si dhe dhunën mbi terrorin politik që ai ushtron ndaj forcave opozitare, me qëllimin e vetëm për të marrë një mandat të katërt”, tha Berisha ndër të tjera.

Në lidhje me ironitë e Ramës ai tha:

“Sot, i dënuari ndërkombëtar është Edi Rama, me merita. Këtë ta dijë çdo shqiptar. Le të lexojnë rezolutën, e cila do të miratohet për pak, punë çështje kohe dhe kjo, është rezoluta e 4-t në 5 muaj, që dënon Edi Ramën. Në të vërtetë, bota politike, shumica, e botës politike është kundër Edi Ramës, ndëshkon Edi Ramën”.

Dhe më tej iu referua “erës së të djathtës në Europë” dhe botë, teka shtoi se ka edhe mbështetjen e raporteve të OSBE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIM I FUQISHËM NË VERI TË KINS/ Plagosen 17 persona, shkaktohen dëme materiale
Previous article KONKLAVA PËR PAPËN/ Kardinali i Bagdadit: Mund të zgjasë 2 ose 3 ditë

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT