• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONKLAVA PËR PAPËN/ Kardinali i Bagdadit: Mund të zgjasë 2 ose 3 ditë
Home
Nderkombetare

KONKLAVA PËR PAPËN/ Kardinali i Bagdadit: Mund të zgjasë 2 ose 3 ditë

30 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Pas 7 ditësh 133 kardinalët me të drejtë vote do të kyçen në kapelën Sistine për të zgjedhur pasuesin e Papa Françeskut. Vatikani sqaroi të martën shifrat e procesit dhe kuorumin, numrin minimal të nevojshëm që procesi të nisë, ai do të jetë 89, pa të cilët konklava nuk mund të nisë.

Selia e Shenjtë njoftoi se kolegji i kardinalëve vijoi edhe këtë të mërkurë lutjet dhe mbledhjet për të pasur siç thotë një rrugë të ndriçuar në zgjedhjen e atit të shenjtë. Mes kuriozitetit dhe misterit që rrethon procesin një prej kardinalëve, ai i Bagdadit, foli për mediat duke zbuluar diçka më shumë për mbledhjet e prag konklavës, e cila sipas tij nuk do të zgjasë gjatë.

“Ka një atmosferë vëllazërore dhe të sinqertë. Tek kardinalët ka një frymë përgjegjësie për të zgjedhur një që do të vazhdojë punën e Papa Françeskut. Se kë do të votoj nuk mund ta them, secili e di kë duhet të votojë. Unë e kam një ide madje shumë të qartë”, tha Louis Raphael Sako.

Pra një proces që nuk do të zgjasë shumë, megjithatë mbetet për tu parë se në në cilën tentativë do të zgjidhet Papa i ri. Kushtetuta apostolike parashikon që konklava të zhvillojë 2 votime paradite dhe dy pasdite. Papa Françesku u zgjodh në votimin e pestë ndërsa Papa Benedikti përpara tij në të katërtin.

Pas përcaktimeve proceduriale nga kolegji i kardinalëve mediat në Itali ndalen në vështirësinë e parashikimeve pasi kardinalët duket se nuk janë më të ndarë në konservatorë apo liberalë, duke patur më shume prirje të balancuara sidomos për tema në të cilat kisha është vendosur në pozicion të vështirë, siç janë varfëria, homoseksualizmi, financat e vetë vatikanit dhe korrupsioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I DËNUAR NDËRKOMBËTAR"/ Berisha sulmon Ramën nga samiti i PPE në Spanjë: E gjithë bota po pret fitoren e PD!
Previous article ZBARDHEN SHTATË VJEDHJE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena Botë

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran Botë

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran

BRITANI E MADHE/ Andy Burnham shpall kandidaturën për kreun e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer Botë

BRITANI E MADHE/ Andy Burnham shpall kandidaturën për kreun e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT