• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ISHIM NË SITUATË XHUNGLE”/ Rama në Fier: Turma fëmijësh mbi kodrat e mineraleve, me trasta për të fituar bukën e gojës
Home
Politikë

“ISHIM NË SITUATË XHUNGLE”/ Rama në Fier: Turma fëmijësh mbi kodrat e mineraleve, me trasta për të fituar bukën e gojës

29 April, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot nga qyteti i Fierit se Shqipëria është në prag të arritjes së pavarësisë së plotë energjetike.

“Diversifikimi i burimeve energjetike po ecën me hapa të sigurt. Sot 10% e prodhimit vjen nga energjia diellore, dhe së shpejti do të nisin edhe disa projekte të rëndësishme për energjinë nga era. Me inovacionin që do të sjellë kompania ‘Statkraft’ në sistemin e pompimit të ujit, kemi arsye të forta për të besuar se brenda kësaj dekade, vendi do të jetë energjetikisht i pavarur,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se Shqipëria jo vetëm që do të plotësojë të gjitha nevojat e saj energjetike, por do të kthehet në eksportues neto të energjisë.

“Transformimi nuk është vetëm në prodhim, por edhe në transmetim. Dikur ishim një fenomen negativ në Evropë, ku energjia shpërndahej përmes abuzimeve, ndërsa sot kemi bërë përparim të rëndësishëm,” theksoi Rama.

Kryeministri iu referua gjithashtu edhe situatës së dikurshme në sektorin minerar, ku sipas tij, kishte kaos dhe shfrytëzim të fëmijëve për mbledhjen e mineraleve. Ai u shpreh se tani vendi është i përkushtuar për të rritur kapacitetet përpunuese në këtë sektor.

Rama: Diversifidkimi me 10% të prodhimit që sot vjen nga dielli me fillimin edhe të disa projekteve të erës me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi fatin të kemi në Shqipëri falë shtatkraft për sistemin e pompimit të ujit. Kemi të gjitha arsyet që të mendojmë se pavarësia e plotë energjetike është afër, nga vend në hall të madh të jemi transportues neto. Brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjetikisht e pavarur, do ta vendosi vetë fatin e vet dhe do të kalojë në eksport neto. S’është vetëm prodhimi, por edhe transmetimi që ka njohur një progres të rëndësishëm. Ishim fenomen jashtë Evropës, për të gjetur të ngjashmit tanë duhej të shkonim shumë larg nga Evropa ku energjia ndahej sipas kapacitetit individual për të vjedhur ose marrë në mënyrë të paligjshme, ose për ta marrë ligjërisht dhe mos e paguar fare. Edhe për mineralet ishin në situatë xhungle, turma fëmijësh të lëshuar mbi kodrat e mineraleve me trasta për të fituar bukën e gojës, pro jemi të vetëdijshëm të rrisim kapacitete përpunuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË BERAT/ 41-vjeçarja dhunon djalin e mitur të bashkëshortit të saj
Previous article DHIMBJA E KOCKAVE/ Si ndikon një orë ecje në javë për osteoartritin

s.autor

Postime të ngjashme

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT