• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËR NJË KOTEC PULASH TË VJEN IKMT…”/ Rama-qytetarit: Llafet në hava s’më pëlqejnë, do shkojmë bashkë ta denoncojmë
Home
Politikë

“PËR NJË KOTEC PULASH TË VJEN IKMT…”/ Rama-qytetarit: Llafet në hava s’më pëlqejnë, do shkojmë bashkë ta denoncojmë

28 April, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama debatoi me një qytetar në takimin që po mban në ish Uzinën e Autotraktorëve, i cili u ankua se edhe për të bërë një kotec pulash, inspektorët kërkojnë shumë të mëdha parash.

Rama i tha se duhet të përmendë emra dhe se së bashku do t’i denoncojnë këtë rast korrupsioni.

Replikat:

Qytetari: Po vijmë shumë, rrugët gropa gropa, s’po them për legalizimet se e kam bërë vetë, s’ma ka bo as PS as PD besoj e kupton si e kam bërë si gjithë të tjerë, a ka mundësi të na ndihmoni për rrugën, mos të rrimë duke ndrru gomat e makinave. Në momentin që do të bësh kotec pulash të vjen IKMT IMT, polici bashkiake, njëri 5 mijë, tjetri 5 mijë, 20 mijë euro, shihe vetë këtë.

Rama: Këto llafet në hava si kam qejf, duhet ta denoncosh se ndryshe nuk mundet të funksionojë kjo punë që të flasësh në hava dhe ti ngarkosh të gjithë me përgjegjësi, nuk e përjashtoj se ka individë të tillë, policia janë 9 mijë vetë, s’mund ti ngarkosh ata, ti nuk je vetëm që ke ndërtu pa leje, dëgjojnë kët historinë e legalizimeve, e kemi bërë ne, as ti as ai, se bën dot kshu dhe të qeshësh, ne të dy do shkojmë bashkë do ta denoncojmë atë person që të ka cenu ty, turp i madh që e thu kshu.

Unë se përjashtoj që ka të tillë, por në bazë të ligjit je aq fajtor sa ai që e ka bërë me ty, e dyshoj shumë. Nuk kemi nevojë për zotin, nuk do ti lëmë këta njerëz që të godasin imazhin e shumë të tjerëve se ka patjetër punonjës që meritojnë ndëshkim, infermierë, mjekë që meritojnë ndëshkim, por nuk janë shumica, nuk e meritojnë të futen në një thes, ne të dy bashkë do të shfrytëzojmë në të mirë të shoqërisë, ti e merr met qeshme, unë jam shumë serioz, unë i njoh njerëzit, këtë humorin do ta bashkojmë dhe do të merremi seriozisht të dy, nëse të ka kërkuar të paguash ai do të paguajë.

Unë ty do tët kthej me partinë time, se do bëhesh personazh në lajme. Erdhe për t’më hap probleme, por ti dhe unë do jemi bashkë në një parti që zgjidh probleme për të tjerët, se na mori kohë shumë se janë të vështirë këta demokratët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA HUMANITARE NË GAZA/ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nis dëgjesat mbi mbi detyrimet e Izraelit
Previous article VRASJA E KLAJDI BITRIT NË ITALI/ Zbulohet motivi! Çfarë e shtyu të riun të ekzekutonte shqiptarin pas sherrit në rrugë

s.autor

Postime të ngjashme

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT