• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KLAJDI BITRIT NË ITALI/ Zbulohet motivi! Çfarë e shtyu të riun të ekzekutonte shqiptarin pas sherrit në rrugë
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E KLAJDI BITRIT NË ITALI/ Zbulohet motivi! Çfarë e shtyu të riun të ekzekutonte shqiptarin pas sherrit në rrugë

28 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet italiane kanë zbuluar motivin e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri, nga 28-vjeçar algjerian, Fatah Melloul, më 27 gusht 2023.
Gjithçka nisi pas një sherri mes autorit, viktimës, vëllait dhe kushëririt të shqiptarit në një rrugë në zonën e Ankonës. Nga hetimet ka rezultuar, se algjeriani goditi me pushkë peshkimi Klajdi Bitrin, si shenjë hakmarrje për grushtin që ai i dha gjatë konfliktit.

“Melloul qëlloi për të vrarë, duke çuar në përfundim një plan kriminal që e kishte formuluar në një moment qetësie pas goditjes me grusht nga viktima”, thotë avokati në arsyetimin e vendimit.

Mësohet se 28-vjeçari algjerian, i dënuar tashmë me 18 vjet burg për vrasje me dashje, për shkak se ishte i vetëm dhe shqiptarët ishin tre, ka lënë të kuptohet sikur po largohej nga sherri duke ikur drejt makinës së tij, por e gjitha kjo, sipas gjykatësit, ka qenë shtirje nga ana e tij.

Pasi shkoi në makinën e tij, Fatah Melloul nxorri pushkën e peshkimit dhe qëlloi Klajdi Bitrin nga një distancë rreth 2.5 metrash, duke e goditur në gjoks dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Gjykata ka theksuar ajo që e shtyu 28-vjeçarin të vepronte ishte ndërhyrja e vëllezërve shqiptarë, dhe konkretisht, vëllai më i madh i Klajdit, i cili e goditi me grusht. Pikërisht për atë grusht, sipas gjyqtarëve, Melloul ka dashur të hakmerrej.

“I pandehuri, duke kuptuar se nuk mund të dominonte situatën për shkak se ata ishin më shumë, nuk reagoi dhe u drejtua drejt makinës së tij duke dhënë përshtypjen se po largohej. Por kjo ishte vetëm një fasadë, sepse qëllimi i tij ishte krejt i kundërt”, thotë gjykatësi.

Ata argumentojnë se algjeriani mund të ishte larguar, pasi sherri kishte përfunduar, por ai zgjodhi të vriste të riun. Nuk kishte asnjë situatë rreziku që të justifikonte përdorimin e armës që Melloul kishte në makinë.

Edhe e dashura e tij nuk tregoi aspak shenja paniku pasi ai kreu vrasjen, madje u përkul të merrte syzet që i kishin rënë partnerit gjatë përplasjes me viktimën dhe shokët e tij.

Gjykata përjashtoi mundësinë që arma e krimit të ishte përdorur manualisht, sepse nuk do të kishte qenë e lehtë të goditej pa qenë e lidhur me pushkën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR NJË KOTEC PULASH TË VJEN IKMT..."/ Rama-qytetarit: Llafet në hava s’më pëlqejnë, do shkojmë bashkë ta denoncojmë
Previous article MOSKA BËHET GATI PËR NEGOCIATAT/ Kremlini: Ukraina duhet të bëjë hapin e parë për nisjen e bisedimeve

s.autor

Postime të ngjashme

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima Aktualitet

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë Aktualitet

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë Aktualitet

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT