• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Ambasadori i Moskës në OKB: Armëpushimi është jo realist! SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për mineralet e rralla
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Ambasadori i Moskës në OKB: Armëpushimi është jo realist! SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për mineralet e rralla

18 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya ka deklaruar se një armëpushim në Ukrainë është aktualisht i pamundur, duke akuzuar Kievin për shkelje të marrëveshjeve për mosgoditjen e infrastrukturës energjetike. Ai theksoi se përpjekjet për një armëpushim të kufizuar nuk janë respektuar nga pala ukrainase, duke e bërë situatën jorealiste për bisedime në këtë fazë, sipas La Repubblica.

“Ne tentuam një armëpushim të kufizuar në infrastrukturën energjetike, e cila nuk u respektua nga pala ukrainase. Në rrethanat aktuale, të flasim për një armëpushim është thjesht joreale në këtë fazë,” tha ai në një konferencë.

Ndërkohë, sulmet ruse gjatë natës kanë vazhduar në lindje dhe verilindje të Ukrainës. Të paktën 20 persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën nga një sulm me raketa në një zonë të populluar të Kharkivit, sipas kryebashkiakut Igor Terekhov. Më vonë, autoritetet konfirmuan se një person humbi jetën dhe 26 të tjerë u plagosën në qytet. Në Sumy, pranë kufirit me Rusinë, një sulm me dronë iranianë Shahed vrau një person dhe plagosi një tjetër, sipas administratës ushtarake lokale.

Ndërkohë, raportohet gjithashtu se Kievi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi si hapi i parë drejt përfundimit të një marrëveshjeje për mineralet e rralla në Ukrainë, një marrëveshje e mbështetur nga Donald Trump.

Presidenti amerikan tha se marrëveshja mund të nënshkruhet javën e ardhshme. Marrëveshja për tokat e rralla supozohej të nënshkruhej gjatë vizitës së Zelensky në Uashington në fund të shkurtit, por situata doli jashtë kontrollit për shkak të përplasjes mes liderëve në Zyrën Ovale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA "PARTIZANI"/ Gjykata shtyn sërish vendimin për Berishën dhe të tjerët, cilët janë 3 skenarët që mund të ndodhin
Previous article IRONIZON SËRISH BERISHËN ME BUFIN E KËNETËS/ Rama publikon VIDEON: Rromapërtoma kumlla ke dardha

s.autor

Postime të ngjashme

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër Botë

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit Botë

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit Botë

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT