• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA NË SHKOLLA/ Qeveria miraton vendimin, 1 oficer sigurie për institucionet arsimore deri në 700 nxënës, 2 në ato me më shumë
Home
Aktualitet
Kronikë

SIGURIA NË SHKOLLA/ Qeveria miraton vendimin, 1 oficer sigurie për institucionet arsimore deri në 700 nxënës, 2 në ato me më shumë

17 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Qeveria ka marrë sot vendimin me miratimin edhe të VKM-së për ndryshimet në rritjen e sigurisë publike në shkolla dhe kriteret.

Në shkollat që kanë kapacitet nga 80 deri në 700 nxënës, do të ketë të paktën 1 oficer sigurie me shërbim sigurie, kurse në ato me më shumë se 700, do të shërbejnë 2 oficerë sigurie.

Ky propozim është bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të  nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave u mor vendimi”, theksohet në këtë VKM.

Sipas këtij vendimi, institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 nxënës, do të kenë 1 oficer sigurie. Kurse shkollat e arsimit bazë ose të bashkuara, që kanë mbi 350 nxënës, po më 1 oficer sigurie.

Shkollat e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, institucionet e arsimit të mesëm të orientuar, institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 nxënës, do të kenë 2 oficerë sigurie dhe po kështu shkollat e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbi 700 nxënës.

“Institucionet e arsimit parauniversitar, që përfitojnë shërbim të sigurisë publike, përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional. Shërbimi i sigurisë publike konsiston në monitorimin nga oficeri i sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar, të përcaktuara në këtë vendim, nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit”, theksohet në VKM.

Pagesat e oficerëve të sigurisë sipas vendimit, do të mbulohen nga Ministria e Arsimit.

“Numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Për institucionet e arsimit të mesëm profesional, shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional”, thuhet në vendim.

Për zbatimin e VKM-së ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, teksa hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTOHET TELEFERIKU NË ITALI/ Kablloja e sistemit lirohet dhe bie kabina, katër të vdekur dhe një i plagosur rëndë
Previous article PËRPLASJA ME AGJENTËT E BKH/ Zbardhet dëshmia e dy nipërve të Agron Kapllanajt: Nuk e dinim...

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT