• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA ME AGJENTËT E BKH/ Zbardhet dëshmia e dy nipërve të Agron Kapllanajt: Nuk e dinim…
Home
Breaking News

PËRPLASJA ME AGJENTËT E BKH/ Zbardhet dëshmia e dy nipërve të Agron Kapllanajt: Nuk e dinim…

17 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet dëshmia e dhënë në polici nga tre të arrestuarit lidhur me përplasjen mes njerëzve të Agron Kapllanaj në kompaninë e të vëllait në Fier dhe hetuesve të BKH.

Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj (dy nipërit e Kapllanajt) dhe Gerald Kollçaku akuzohen me akuzën ‘Goditje për shkak të detyrës’. Ata kanë thënë në dëshminë e tyre në polici se nuk e dinin që personat me të cilët u përplasën ishin të SPAK, në të kundërt nuk do të silleshin në këtë mënyrë.

Në një komunikim zyrtar një ditë më parë, SPAK, ndonëse nuk dha shpjegime, tha se hetuesit janë bërë objekt i sulmit pa asnjë shkak. Sipas SPAK, hetuesit e BKH-së dhe efektivët e policisë po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Por nga ana tjetër, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj pretendoi se njëri prej tyre ka sharë dhe kërcënuar, por mohoi të ketë pasur sulm.

“Hetuesit e BKH -së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërsa hetuesit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në policinë e Fierit”, thuhej në reagimin e SPAK.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Fier – Patos, në afërsi të një kompanie, në pronësi të Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanaj. Djali i Shkëlqimit bashkë me djalin e vëllait tjetër, Pëllumbit u përplasën fizikisht me oficerët e BKH-së. Gerald Kollçaku, punonjës i fabrikës dhe mik i tyre, u përfshi gjithashtu në konflikt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURIA NË SHKOLLA/ Qeveria miraton vendimin, 1 oficer sigurie për institucionet arsimore deri në 700 nxënës, 2 në ato me më shumë
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Humb jetën 29-vjeçari, plagoset një tjetër

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT