• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËRGOI TË ATIT 800 EURO NË SIRI/ GJKKO dënon me 4 vite burg djalin e anëtarit të ISIS
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËRGOI TË ATIT 800 EURO NË SIRI/ GJKKO dënon me 4 vite burg djalin e anëtarit të ISIS

15 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 255, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Muhamet Mehdi Manollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 29, datë 15.04.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhamet Mehdi Manollari, për kryerjen e veprës penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

2. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Muhamet Mehdi Manollari fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi, në momentin që merr formë të prerë, dhe ky dënim të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3. Bazuar në nenin 190 dhe 391 të K.Pr.Penale, deklarimin e falsitetit të aktit konkretisht “Dërgesë Parash-KOPJA E Agjentit”, nr. ****, datë ****, ora ****, me shënimet “DËRGUESI A.N MARRËSI A.A.S”, e Unionit Financiar Tiranë sh.a (dokument i cili ndodhet bashkëngjitur Akt Ekspertimit grafik nr. 2213, datë 29.03.2024), duke urdhëruar fshirjen tërësore të këtij dokumenti me anë të asgjësimit sipas parashikimeve proceduriale.

4. Bazuar në nenin 190 dhe 224 të K.Pr.Penale, provat materiale që janë: CD të Përgjimeve sipas procesverbalit datë 21.02.2024, CD të dërguara me shkresat përkatëse nga Kompanitë Celuare, Cd të dërguara nga ana e institucioneve të ndryshme dhe DVD përkatëse, mbetën pjesë e dosjes.

5. Shpenzimet hetimore të llogaritura në shumën 12500 (dymbëshjetë mijë e pesëqind) lekë, dhe ato gjyqësore sipas formularit përkatës t’i ngarkohen të pandehurit.

6. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO I ADHURONI! Stilet e çantave që ia vlen të investoni këtë sezon
Previous article "FATMIRI E MASAKROI DJALIN TIM"/ Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, flet nëna e 33-vjeçarit: Djali nuk kishte lidhje me vajzën, ajo sajoi të gjithë mesazhet dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

“NUK E DI KUSH E VRAU”/ Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut Aktualitet

“NUK E DI KUSH E VRAU”/ Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

AVOKATËT E HUAJT TË VELIAJT MBËRRIJNË NË BURGUN E DURRËSIT/ Takim me kryebashkiakun për strategjinë e mbrojtjes Aktualitet

AVOKATËT E HUAJT TË VELIAJT MBËRRIJNË NË BURGUN E DURRËSIT/ Takim me kryebashkiakun për strategjinë e mbrojtjes

TENTATIVA PËR MARRJEN E LLOGARIVE WHATSAPP/ Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta Aktualitet

TENTATIVA PËR MARRJEN E LLOGARIVE WHATSAPP/ Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT