• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “TOYOTA YARIS”/ SPAK jep pretencën për Aurel Zarkën, 4 vite burg për ish-kryeprokurorin e Vlorës! GJKKO i pranon gjykimin e shkurtuar
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA “TOYOTA YARIS”/ SPAK jep pretencën për Aurel Zarkën, 4 vite burg për ish-kryeprokurorin e Vlorës! GJKKO i pranon gjykimin e shkurtuar

15 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme jep pretencën për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, në lidhje me përgjimet e dosjes “Toyota Yaris” dhe lidhjet me elementë kriminale duke ndërhyrë në çështjet e tyre penale.

SPAK kerkon 4 vite burg, duke llogaritur edhe gjykimin e shkurtuar, duke e zbritur me një të tretën dhe përfundimisht me 3 vite izolim.

GJKKO ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga Zarka dhe avokati i tij. Gjykata caktoi seancën e radhës në datën 5 maj, ora 09:00, kur do bëhet mbrojtja e të pandehurit dhe më pas shpallja e vendimit.Në seancën e sotme (15 prill), Zarka nuk ishte i pranishëm, por përfaqesohej nga avokati, ndërsa prokurori i SPAK, Klodian Braho, në leximin e kërkesës për gjykim në mënyrë të përmbledhur u shpreh:
“Nga hetimet ka rezultuar se Aurel Zarka ka qenë një nga përdoruesit e Sky Ecc, që mundësonte komunikime të fshehta. Ka rezultuar e provuar se ka kërkuar vlera monetare për një çështje në Prokurorinë e Vlorës. Është provuar se ka kërkuar vlera monetare për favorizimin e një tjetër çështje, në bashkëpunim me Radovan Çela. Oficerja e Policisë Gjyqësore Daupaj, mori 10 mijë euro në mënyrë që të ushtronin ndikim te Elisabeta Imeraj, për të zbutur masën e sigurisë. Astrit dhe Radovan Çela i kanë dhënë 50 mijë euro Erjona Daupajt për t’ia dhënë shtetases Elisabeta Imeraj, që të ndikonte më pas te punonjës të Gjykatës së Tiranës”.

SPAK kërkon që Zarka të shpallet fajtor për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Ndërkohë, lidhur me këtë dosje vijojnë hetimet në një procedim tjetër të ndarë, ku po hetohen persona dhe episode të tjera korrupsioni dhe ushtrimi të ndikimit të paligjshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMON ZELENSKYN/ Trump: Lufta është faji i juaj dhe i Biden! Kievi: Rrezik për konflikt botëror
Previous article KOHA PËR TË EKSPLORUAR/ 4 tendecat e syzeve të diellit më IN këtë verë

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT