• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK BËRTITI SHUMË…”/ DETAJE SHOKUESE nga dëshmia e vrasësit të Ilaria Sulës: Ajo vdiq menjëherë, m’u kujtua gjyshi…
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK BËRTITI SHUMË…”/ DETAJE SHOKUESE nga dëshmia e vrasësit të Ilaria Sulës: Ajo vdiq menjëherë, m’u kujtua gjyshi…

15 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mark Antony Samson, autori i vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula, ka rrëfyer para prokurores të gjithë skenën e krimit të tmerrshëm që ndodhi në dhomën e tij. Sipas raportimeve të mediave italiane, 23-vjeçari me prejardhje nga Filipinet ka përshkruar se si e mori jetën Ilarisë dhe si e fshehu trupin e saj.

Samson ka pranuar se e vrau Ilarian ndërkohë që prindërit e tij ishin në shtëpi. Pas dhunës ndaj saj, që u konfirmua nga autopsia, ai e goditi dy herë me thikë nga pas, duke e lënë të vdekur menjëherë. “Ajo nuk bërtiti shumë. E godita dy herë me thikë nga pas dhe ajo nuk ndjeu thuajse asgjë. Ajo vdiq menjëherë,” tha ai, duke treguar tronditësisht se u gjend në dhomën e tij me trupin e Ilarias të shtrirë në tokë.

Samson ka treguar gjithashtu se, pasi kuptoi çfarë kishte bërë, e futi trupin e saj në dy thasë dhe më pas në një valixhe më të madhe. Ai pranon se gjatë gjithë kohës kontrolloi nëse Ilaria ishte ende gjallë, por përfundimisht kuptoi se ajo kishte vdekur.

Gjithashtu, u zbuluan mesazhet që Samson i kishte dërguar shoqes së ngushtë të Ilarias, duke u hequr sikur ishte Ilaria. Në ato mesazhe, ai shkruante se kishte ikur për të takuar një djalë dhe kishte kaluar natën me të, duke munduar të fshehë gjurmët e krimit.

“Nuk bërtiti shumë. E godita dy herë me thikë nga pas dhe ajo nuk ndjeu thuajse asgjë. Ajo vdiq menjëherë. U gjenda në dhomën time me trupin e Ilarias të shtrirë në tokë. E futa në dy thasë që kisha në kuzhinë. Dalëngadalë po kuptoja çfarë kisha bërë. Aty mu kujtua një frazë që gjyshi im ma tha përpara se të vdiste. Për çdo gjë ka një zgjidhje, përveç vdekjes.

E kontrollova disa herë nëse Ilaria ishte gjallë, por jo, ajo kishte vdekur. Trupin e saj e futa në një çantë, por zinte vetëm gjysmën. Më pas gjeta një valixhe më të madhe, e cila e zinte të tërën”, tha i përlotur Samson

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KU I GJETI KËNETA LEKËT PËR LATIFIN?" Rama ironizon LaCivita: Edhe ai voton numrin pesë, e patë si e bëri…
Previous article RRITEN DEPOZITAT ME AFAT NË LEKË/ Shkak përmirësimi i normave të interesit

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT