• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITEN DEPOZITAT ME AFAT NË LEKË/ Shkak përmirësimi i normave të interesit
Home
Ekonomi

RRITEN DEPOZITAT ME AFAT NË LEKË/ Shkak përmirësimi i normave të interesit

15 April, 2025 s.autor Ekonomi

Depozitat me afat në Lekë u rritën vitin e kaluar për herë të parë, pas dhjetë vitesh radhazi në rënie. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, në fund të vitit 2024, depozitat me afat në monedhën vendase arritën vlerën e 207 miliardë lekëve, në rritje me 3.5% krahasuar me të njëjtën një vit më parë.

Përmirësimi i normave të interesit të depozitave në 2024 duket se ka rritur stimujt e publikut për të vendosur kursimet në depozita me afat.

Veçanërisht në gjysmën e parë të vitit 2024, normat e interesit të depozitave me afat shënuan rritje të ndjeshme, deri pranë nivelit të 2.2%. Në gjysmën e dytë të vitit, interesat e depozitave pësuan një korrektim në ulje, duke ndjekur edhe kursin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Banka Qendrore vitin e kaluar uli dy herë normën bazë të interesit, përkatësisht në muajt korrik dhe nëntor. Megjithatë, duke qenë se efekti mbi normat e interesit, në rastin e depozitave, është më i vonuar në kohë, ecuria e depozitave me afat në Lekë pati një ecuri pozitive në 2024, pas një decade të vazhdueshme në rënie.

Rritja e normave të interesit të depozitave është nxitur edhe nga një kërkesë në rritje e sektorit bankar për fonde në monedhën vendase për monedhën vendas nga sektori bankar. Në veçanti, një grup i bankave të mesme, që është shfaqur shumë aktiv në kredidhënie, ka konkurruar me norma tërheqëse interesi për depozita të reja, duke kontribuar në zgjerimin e depozitave me afat të sistemin bankar. Për vitin 2024, portofoli i kredisë në lekë u rrit me 14.3% dhe përbënte 56.2% të portofolit të kredisë për ekonominë, nga 55.2% që zinte një vit më parë.

Duke filluar nga viti 2014, depozitat me afat në Lekë nisën një cikël rënieje, që u ndikua sidomos nga ulja graduale e normave të interesit. Kursimet në banka filluan të dominoheshin kryesisht nga llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat.

Vetëm vitin e kaluar, depozitat me afat në Lekë iu kthyen zgjerimit, të mbështetura edhe nga rritja e normave të interesit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat bankare në total vitin e kaluar u rritën me 4.9%. Të ndara sipas valutave, rritja ishte më e lartë për Lekun, me 7.2% krahasuar me një vit më parë, ndërsa depozitat në valutë të huaj (të raportuara në Lekë) shënuan një rritje më të ngadaltë, me 3.4%. Kjo rritje është sidoqoftë e tkurrur ndjeshëm nga efekti negativ i kursit të këmbimit./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK BËRTITI SHUMË..."/ DETAJE SHOKUESE nga dëshmia e vrasësit të Ilaria Sulës: Ajo vdiq menjëherë, m'u kujtua gjyshi...
Previous article PËR JU GOCA! 4 mënyra ideale se si mund të vishni xhaketat këtë periudhë

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT