• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA SHQIPËRI-BE/ Rama me Presidentin e KiE: Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat e kalendarit
Home
Politikë

KONFERENCA SHQIPËRI-BE/ Rama me Presidentin e KiE: Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat e kalendarit

14 April, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE.

Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.

Rama fillimisht dha një deklaratë nga Brukseli, ku u prit nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, e më pas do të udhëtojë drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të jetë e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos.

“Jemi me Presidentin e Këshillit Evropian. Jam shumë i inkurajuar nga këto zhvillime, jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027″, tha Rama nga Brukseli.

Në nisje të konferencës Kryeministri Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë Ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.

Në përfundim të punimeve të Konferencës, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

–Grupkapitulli i II-të i negociatave përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).Ë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFERENCA NDËRQEVERITARE/ Costa: Inkurajuese të shohësh progresin e Shqipërisë
Previous article NIS BLERJA E VOTAVE/ Arrestohet 38-vjeçari në Lushnje, si u zbulua ngjarja (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT