• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA NDËRQEVERITARE/ Costa: Inkurajuese të shohësh progresin e Shqipërisë
Home
Politikë

KONFERENCA NDËRQEVERITARE/ Costa: Inkurajuese të shohësh progresin e Shqipërisë

14 April, 2025 s.autor Politikë

Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e cila do të mbahet ditën e sotme në Luksemburg.

Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës, teksa është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Rama u shpreh shumë mirënjohës për kohën e kushtuar nga Presidenti Costa. Kryeministri tha se jemi të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat për të përmbyllur negociatat.

“Një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë ndërkohë që me Presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë rreth përparimit që ne po bëjmë për këtë proces dhe pastaj edhe për samitin e ardhshëm të komunitetit politik europian që është një eveniment i rëndësishëm në përgjithësi, por ka një rëndësi të posaçme në këtë moment në kohë dhe do të flasim për rajonin ndaj të cilit Presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Kështu që ka shumë për të diskutuar dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit ambicioz për të mbyllur negociatat brenda 2027”, u shpreh Kryeministri Rama

Ndërkohë presidenti i Këshillit Evropian,Antoinio Costa u shpreh se është inkurajuese të shohësh progresin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE.

“Së pari jam i gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama sepse është kënaqësi të takohemi, të flasim dhe të shkëmbjemë me Edi Ramën dhe së dyti sepese zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është përparësi e qartë për BE dhe është investimit më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, begatinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë dhe është vërtetë inkurajuese të shohësh progresin e Shqipërisë në këtë rrugëtim. Sot po çelim një grupkapitull tjetër dhe ambicia jonë është që të çelim edhe më tej grupkapituj për tu negociuar gjatë këtij viti sepse kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që të realizojmë dhe kjo është e rëndësishme për BE dhe Shqipërinë dhe mendoj që kjo është një shenjë e rëndësishme për rajonin sepse mendoj që mënyra më e mirë për të garantuar mirëqendine dhe paqen është me BE dhe anëtarësimin në të”, u shpreh presidenti i Këshillit Evropian,Antoinio Costa.

Ndër të tjera, presidenti i Këshillit Evropian tha se në mes të Majit do të zhvillojë një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ja pse do të vizitoj përsonalisht rajonin në mes të muajit Maj për të vizituar të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor për të rritur bashkëpunimin tonë dhe përpjekjet tona të përbashkëta pasur rezultate të mira. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të folur për samitin që do të mbahet më 16 Maj në Tiranë. Europa është më shumë se BE, por ëhstë e rëndësishme që ne të jemi së bashku të bashkuar sepse të bashkuar jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Europë më të fortë”, theksoi Presidenti Costa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON LIRINË/ Erion Veliaj: Revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë
Previous article KONFERENCA SHQIPËRI-BE/ Rama me Presidentin e KiE: Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat e kalendarit

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT