• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARRËVESHJA ME ITALINË/ Gjadri do përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve në pritje të dëbimit, nesër mbërrijnë dy anije me 40 persona
Home
Aktualitet
Kronikë

MARRËVESHJA ME ITALINË/ Gjadri do përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve në pritje të dëbimit, nesër mbërrijnë dy anije me 40 persona

9 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Qeveria Meloni po vë në jetë dekretin e miratuar më 28 mars dhe tashmë kampi i Gjadrit do të përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil. Në bazë të këtij dekreti, burime bëjnë me dije se nesër në Portin e Shëngjinit do të mbërrijnë dy anije me total 40 emigrantë që kanë urdhër dëbimi.

Anija e parë pritet të mbërrijë në orën 15:00 me 15 emigrantë dhe e dyta rreth orës 19:00 me 25 emigrante si pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali. Ata do të akomodohen përkohësisht në qendrën e pritjes në Gjadër. Ky fluks pritet të rritet, por konfirmohet se në vazhdim do të operohet me linjat ajrore për të sjellë emigrantët.

Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj. Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Piantedosi, ka theksuar se politikat e reja kanë ulur ndjeshëm fluksin e emigrantëve në Itali dhe se qendrat në Shqipëri janë një model efektiv menaxhimi.Pas një pauze të funksionimit të qendrave pritëse në Shëngjin dhe Gjadër, drejtuesit e qendrave kanë rikontaktuar punonjësit që ishin pjesë e bashkëpunimit të parë për të rifilluar punën në këto kampe duke filluar nga enjtja.

Me këtë dekret qeveria italiane nuk ka ndryshuar destinacionin e qendrës, por synon ta përdorë edhe për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit. Fillimisht, kjo qendër ishte menduar për mbajtjen deri në 28 ditë të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet ushtarake italiane, të ardhur nga vendet e konsideruara të sigurta, për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare. Tani, emigrantët e dëbuar do të mbahen në Gjadër deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre. Qeveria Italiane është në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së mbi dekretin për “Vendet e sigurta”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFERENCA RAJONALE PËR KUJDESIN NDAJ FËMIJËVE/ Rama: Rrisim financimin për 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta, po punojmë për shtimin e mësuesve special dhe klasa në spitale
Previous article SAMITI I KOMUNITETIT POLITIK EUROPIAN NË SHQIPËRI/ Rama: Liderët e të gjithë kontinentit bëhen bashkë në zemër të Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT