• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TARIFAT E SHBA/ “Truri” i Trump përplaset me Elon Musk: Montues makinash, mos fol më!
Home
Nderkombetare

TARIFAT E SHBA/ “Truri” i Trump përplaset me Elon Musk: Montues makinash, mos fol më!

8 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Peter Navarro, këshilltari kryesor i Presidentit Donald Trump për tregtinë dhe prodhimin, ka kundërshtuar ashpër thirrjen e miliarderit Elon Musk për “zero tarifa” midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke e quajtur Musk-un një “montues makinash” dhe duke nënvizuar se ai është i varur nga pjesët e importuara.

Navarro, i njohur si arkitekti i politikave tarifore të Trump, shprehu pakënaqësinë e tij në një intervistë me CNBC, duke theksuar se, megjithëse Musk ka bërë një punë të shkëlqyer për të përmirësuar qeverinë, ai nuk ka të drejtë të flasë për tarifat. “Kur bëhet fjalë për tarifat dhe tregtinë, ne të gjithë e dimë që Elon nuk është një prodhues makinash. Ai është një montues makinash,” tha Navarro, duke shtuar se shumë nga pjesët e Tesla vijnë nga Japonia, Kina dhe Tajvani.

Navarro e shpjegoi se ai dhe ekipi i Trump kërkojnë që prodhimi i pjesëve të bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ajo që ne duam, dhe ndryshimi mes mendimit tonë dhe atij të Elon Musk, është që gomat të prodhohen në Akron, duam që transmisionet të prodhohen në Indianapolis,” theksoi ai.Musk iu përgjigj deklaratave të Navarro duke silmuar ish-profesorin e tij të Harvardit për mendimin akademik, duke e quajtur “doktoraturën në Ekonomi nga Harvard” një “gjë të keqe, jo një gjë të mirë.”

Reagimi i këshilltarit të Trump, erdhi pas deklaratave të Musk, i cili në një intervistë me zëvendëskryeministrin italian Matteo Salvini, shprehu dëshirën për një “situatë me tarifa zero” midis SHBA-së dhe BE-së. Musk theksoi se ky model do të krijonte një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, që sipas tij do të ishte një mundësi e shkëlqyer për ekonomitë e të dyja palëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET TRONDITËSE NGA VRASJA E ILARIA SULËS/ Gjyqtarja hetuese zbulon: Pasi e vrau, autori doli për drekë me shoqen e shqiptares dhe folën për…
Previous article TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E TRANSPORTIT NË DURRËS/ Rama: Koncesioni i skanimit i gabuar, e trashëguam dhe shmangëm arbitrazhin! Ulëm kontrabandën

s.autor

Postime të ngjashme

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj Botë

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje Botë

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT