Më shumë se 50 vende kanë kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për të nisur negociatat tregtare, siç tha sot për ABC News Kevin Hassett , drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar të SHBA . Hassett mohoi gjithashtu se tarifat e Presidentit Trump janë një mënyrë indirekte për të bërë presion ndaj Rezervës Federale të SHBA për të ulur normat e interesit
Në një intervistë tjetër me NBC News, Sekretari amerikan i Thesarit Scott Besant minimizoi rënien e çmimeve të aksioneve që nga shpallja e tarifave nga Trump , duke thënë se nuk kishte “asnjë arsye” që tarifat të shkaktonin kushte recesioni.


