• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON FQINJËT/ Irani: Mos mbështesni amerikanët, do keni pasoja të rënda
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON FQINJËT/ Irani: Mos mbështesni amerikanët, do keni pasoja të rënda

6 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Irani ka bërë një paralajmërim të drejtpërdrejtë për fqinjët e tij në rajon, se nëse SHBA përdor bazat ushtarake në vendet përreth për të bombarduar Iranin, atëherë kjo do të ishte një akt armiqësie ndaj republikës islamike.

Paralajmërimi vjen në një moment kur Irani duket se është i gatshëm të rifillojë bisedimet për armët bërthamore me Shtetet e Bashkuara, citojnë burime diplomatike për Reuters. Megjithëse Irani ka refuzuar kërkesën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për bisedime të drejtpërdrejta, ai dëshiron të vazhdojë negociatat indirekte përmes Omanit, tha zyrtari, i cili foli për Reuters.

“Bisedimet indirekte ofrojnë një shans për të vlerësuar seriozitetin e Uashingtonit për një zgjidhje politike me Iranin,” tha zyrtari. Edhe pse kjo rrugë mund të jetë e vështirë, bisedime të tilla mund të fillojnë së shpejti nëse mesazhet e SHBA-së e mbështesin atë, tha zyrtari.

Irani ka bërë kërëcënime direkte për Irakun, Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë dhe Bahreinin se çdo mbështetje për një sulm të SHBA-së ndaj Iranit, duke përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore ose territorit të tyre nga ushtria amerikane gjatë një sulmi, do të konsiderohej një akt armiqësie, tha zyrtari.

Një akt i tillë “do të ketë pasoja të rënda për ta”, tha zyrtari, duke shtuar se Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei i kishte vendosur forcat e armatosura të Iranit në gatishmëri të lartë.

Paralajmërimet e Trump për veprime ushtarake kundër Iranit kanë tronditur nervat tashmë të tensionuara në të gjithë rajonin pas luftës së hapur në Gaza dhe Liban, sulmeve ushtarake në Jemen, një ndryshimi të udhëheqjes në Siri dhe shkëmbimeve të raketave izraelito-iranian.

Shqetësimet për një luftë më të gjerë rajonal kanë trazuar shtetet rreth Gjirit, një rajon që kufizuar nga njëra anë me Iranin dhe nga ana tjetër me monarkitë arabe aleate të SHBA-së që mbart një pjesë të konsiderueshme të furnizimeve globale të naftës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA E KOÇANIT MERR NJË TJETËR VIKTIMË/ Shkon në 60 numri i të vdekurve nga zjarri në diskotekë
Previous article SHI I DENDUR DHE BRESHËR/ Aksi Elbasan-Librazhd-Prrenjas shfaqet problematik me rënie inertesh

s.autor

Postime të ngjashme

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun Botë

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet Botë

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT