• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDIKIMI RUS NË BALLKAN/ Kryeministri kroat: Duhet më shumë vëmendje ndaj rajonit
Home
Nderkombetare

NDIKIMI RUS NË BALLKAN/ Kryeministri kroat: Duhet më shumë vëmendje ndaj rajonit

6 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka shprehur mbështetjen për integrimin e vendeve të Evropës Juglindore në BE, përfshirë edhe Ukrainën.

Në një intervistë për France24, ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian, për shkak të situatës së ndërlikuar politike në rajon.

“Vendet e Evropës Juglindore janë në vijën e parë për t’u futur në BE. Ne i mbështesim të gjitha, veçanërisht Bosnjë-Hercegovinën, ku kroatët përfaqësojnë një pjesë të popullsisë bashkë me serbët dhe boshnjakët. Të gjithë fqinjët tanë, miqtë tanë, duhet të plotësojnë kriteret e anëtarësimit”, theksoi ai.

Kryeministri kroat përmendi në mënyrë të veçantë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën, duke vlerësuar se këto vende kanë shprehur gatishmëri për të përshpejtuar integrimin e tyre evropian.

Megjithatë, ai paralajmëroi për tensionet në rritje dhe ndikimin e jashtëm, veçanërisht atë rus, që sipas tij, mund të destabilizojnë përpjekjet drejt BE-së.

“Ekziston një situatë politike që kërkon vëmendje. Evropa duhet të mbështesë forcat politike që garantojnë stabilitet dhe janë të përkushtuara ndaj rrugës evropiane,” tha Plenkoviç, duke bërë thirrje që BE të veprojë në mënyrë të kujdesshme dhe të vendosur.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur vende të rajonit po përballen me protesta të brendshme dhe sfida të mëdha gjeopolitike, çka e bën integrimin evropian jo vetëm një proces teknik, por edhe strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA NË MALIN E ZI/ Kundërshtohet investimi arab në plazhin e Ulqinit
Previous article ARRESTOHET 27-VJEÇARI/ Aksidentoi për vdekje 65 vjeçaren në aksin rrugor Maliq-Korçë dhe u largua

s.autor

Postime të ngjashme

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun Botë

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet Botë

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT