• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA MARTESORE DHE THASHETHEMET PËR DIVORC/ Barack Obama thyen heshtjen: Gjithçka nisi pas 2 mandateve si President. Me Michelle ishim në një përçarje të thellë…
Home
Nderkombetare

KRIZA MARTESORE DHE THASHETHEMET PËR DIVORC/ Barack Obama thyen heshtjen: Gjithçka nisi pas 2 mandateve si President. Me Michelle ishim në një përçarje të thellë…

5 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama foli për herë të parë për marrëdhënien e tij me Michelle, gjatë një fjalimi në Hamilton College. Obama, 63 vjeç, ndau pikëpamjet e tij negative për Presidencën e Trump dhe qortoi vendimin e tij për tarifat ndaj sheteve të tjera.

Ai pranoi se ka qenë në krizë martesore me bashkëshorten e tij, Michelle Obama pasi u largua nga 2 mandatet si President në Shtëpinë e Bardhë.

Barack ka lënë të kuptohet në të kalurën se presidenca ndikoi në martesën e tij me Michelle, 61 vjeçe.

Thashethemet se dyshja po shkonte drejt divorcit u përforcuan pasi Barack Obama shkoi i pashoqëruar në disa aktivitete të rëndësishme në Uashington DC. Edhe në ceremoninë funerale për Jimmi Carter, Obama u pa i vetëm, ndërsa një burim thotë se Michelle nuk kishte asnjë interes të shkonte në kryeqytetin amerikan ato ditë.

Daily Beast raporton se Obama i tha Steven Tepper, presidentit të Hamilton College se ai është përpjekur në mënyrë aktive të kalojë më shumë kohë me Michelle, me të cilën ka qenë i martuar për 32 vjet, ndërsa vazhdon të shohë gjithnjë e më shumë pengesa në jetë.

“Me gruan time ishim një krizë të thellë”.

“Unë jam përpjekur të nxjerr veten nga ajo situatë duke bërë herë pas here gjëra argëtuese”, i rrëfeu Obama, bashkëbiseduesit të tij Tepper.

Ndërkohë, Michelle ka folur më herët për martesën e saj gjatë një interviste për Revolt Tv, në të cilën përmendi përpjekjet që ajo dhe i shoqi bënë për ta mbajtur “gjallë”: “Ka raste që unë jam 70 vjeçe, ai është 30. Ka raste ai është 60, unë jam 40”.
Michelle ka shprehur vërejtjet e saj se martesa e çiftit nuk ishte “e barabartë” në atë kohë, duke vënë në dukje se ajo po kujdesej për fëmijët dhe burri i saj po fillonte karrierën e tij politike.

Barack Obama shërbeu për 2 mandate si President i SHBA, nga viti 2009 deri në 2017.

“Atëherë nisën të gjitha…”, vazhdoi ajo, ndërsa pranon se çifti shpesh “e kthen zemërimin drejt njëri-tjetrit”.

Sipas Page Six, një burim që dikur ka punuar me çiftin tha lidhur me thashethemet se ata po “luftojnë” për martesën e tyre. “Ata nuk po përpiqen të shfaqen si një çift magjik”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EPOKA E ARTË" E DERBEVE/ Skënder Gega mes të pamposhturve
Previous article "JE I VETMI QË MË JE PËRGJIGJUR"/ Berisha me tregtarët: Pastrimi i shtëpisë është zotimi ynë. Rama i la pensionistët të fundit në rajon

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT