• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TELEFONATA E LAVROV ME SELINË E SHENJTË/ Vatikani garant për fushën humanitare dhe shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës
Home
Nderkombetare

TELEFONATA E LAVROV ME SELINË E SHENJTË/ Vatikani garant për fushën humanitare dhe shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës

4 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ndërsa negociatat për një armëpushim në Ukrainë janë në vështirësi, ka një vijë tashmë të konsoliduar të dialogut midis Selisë së Shenjtë dhe Rusisë në lidhje me veprimin e Vatikanit në fushën humanitare dhe mundësinë e shkëmbimit të të burgosurve me Kievin.

Sot u zhvillua një bisedë telefonike mes Kryepeshkopit Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Serghei Lavrov, Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Dialogu, njoftoi Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, “iu kushtua kornizës së përgjithshme të politikës botërore, me vëmendje të veçantë situatës së luftës në Ukrainë dhe disa nismave që synojnë ndalimin e veprimeve të luftës”.

Është rikonfirmuar gjithashtu gatishmëria e Selisë së Shenjtë për të vazhduar angazhimin e saj humanitar në çështjet që kanë të bëjnë me shkëmbimin e të burgosurve. Së fundi, “u shqyrtuan edhe disa çështje që lidhen me jetën fetare dhe, në veçanti, situatën e Kishës Katolike në Federatën Ruse.

Ministri Lavrov shprehu mirënjohjen ndaj Selisë së Shenjtë për ndihmën e saj në zgjidhjen e çështjeve humanitare në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Në muajt e fundit, Rusia është shprehur vazhdimisht se e konsideron Selinë e Shenjtë një bashkëbisedues në çështjen që ka të bëjë me Ukrainën, si për pozicionin “e ekuilibruar” të mbajtur gjithmonë nga Vatikani, ashtu edhe për atë “diplomaci humanitare” kaq të dashur për Papën dhe të dërguarin e tij për paqen, kardinalin Matteo Zuppi.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SY M'SY"/ Rama i përgjigjet komentuesit: Rrogën mesatare të mësuesve do ta bëjmë 1250 euro! Do ofrojmë transport publik falas për nxënësit
Previous article VRASJA E ILARIA SULËS/ Ish-i dashuri i përgjigjet gjyqtarit hetues: S’e kisha planifikuar krimin. Fjetëm bashkë, e vrava mëngjesin e 26 marsi

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT