• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPËRIA 2023″/ Rama: Na është hapur dera e BE si një mundësi reale, s’duhet ta humbim
Home
Politikë

“SHQIPËRIA 2023″/ Rama: Na është hapur dera e BE si një mundësi reale, s’duhet ta humbim

3 April, 2025 s.autor Politikë

Në Tiranë është zhvilluar takimi i dytë i nivelit të lartë me temë “Shqipëria2030 në BE – RRUGA E REFORMAVE”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama është shprehur se qysh prej 27 majit kur Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion ka nisur punën, sot jemi në një nivel tjetër, ku janë hapur zyrtarisht 2 grup-kapituj të negociatave dhe ekziston ambicia për të tjerë.

Rama tha gjithashtu se Shqipëria duhet të hyjë në Bashkimin Europian, të cilin ai e quajti një derë të hapur si një mundësi reale

Po ashtu, kryeministri tha se kjo mundësi është ende e kthyeshme dhe e brishtë, prandaj sipas tij, me votën e 11 majit shqiptarët duhet të bëjnë kujdes se ku e hedhin.

“Qysh prej 27 majit kur komisioni i posaçëm antikorrupsion ka nisur punën, ne sot jemi në një nivel tjetër, kemi hapur zyrtarisht 2 grup-kapituj të negociatave, kemi ambicien të hapim të tjerë. Në vijim dhe jemi pozicionuar më mirë se asnjëherë në të gjitha renditjet europiane në fushën e mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit.

U përmend këtu vlerësimi për parandalimin e korrupsionit. Vlerësim që na ngjiti 18 vende në indeksin e vlerësimit të korrupsionit. Vlerësim që nga ana tjetër u bë edhe nga sigma që na vendosi saktësisht si një vend lider në rajon për administrimin e financave publike, për prokurimin publik, për menaxhimin e burimeve njerëzore, për koordinimin e politikave.

Vlerësim që u bë nga Bertelmand Fondacion, si një nga 8 vendet në 137 shtete të botës me progresin më thelbësor në dekadën e fundit në aspektin e mirëqeverisjes dhe në tërësi një vlerësim që neve na thotë shumë për të na inkurajuar, por nuk na pengon që të vazhdojmë të këmbëngulim në një pikë, që është konsolidimi.

Konsolidimi i domosdoshëm i gjithçkaje që është në proces. Sepse gjithçka është ende e kthyeshme, ende e brishtë, ende vunerabël. Prandaj na duhet BE. Ne na duhet të hyjmë në atë derë që është hapur si mundësi reale”, tha mes të tjerash Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAKERAT TENTUAN TË HYJNË NË E-MAILIN E DUMANIT"/ SPAK: Sistemi i IT nuk u prek, janë marrë disa informacione, dosjet…
Previous article NGA DEBATI PËR NDARJEN, TE GODITJA ME THIKË/ Mister roli i prindërve të Mark Samsonit që vrau 22-vjeçaren shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT