• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA DEBATI PËR NDARJEN, TE GODITJA ME THIKË/ Mister roli i prindërve të Mark Samsonit që vrau 22-vjeçaren shqiptare
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA DEBATI PËR NDARJEN, TE GODITJA ME THIKË/ Mister roli i prindërve të Mark Samsonit që vrau 22-vjeçaren shqiptare

3 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mbeturina, pajisje të ndryshkura. Dhe pastaj një valixhe e errët mes shkurreve, nga e cila dalin këmbët e një vajze. Këtu Mark Antony Samson, një student filipinas 23-vjeçar i arkitekturës hodhi trupin e Ilaria Sulës pasi e goditi disa herë me thikë, në apratamentin e tij në Romë ku jetonte me prindërit.

Roli i prindërve

E reja shqiptare ishte goditur disa herë me thikë. Nuk ka gjasa që babai dhe nëna, Rik dhe Nosr, të cilët ndodheshin në apartament në momentin e krimit, të mos e kenë vënë re. Ata rrezikojnë të akuzohen për bashkëpunim në vrasje, sipas mediave italiane.

Ndërsa 23-vjeçari, i cili ka pranuar krimin, është arrestuar. Ai nuk ka shpjeguar motivin, por ka thënë vetëm: Më fal.

Dyshohet se dikush mund ta ketë ndihmuar të riun filipinas që të zhdukte trupin e Ilarias.

Për ta zbuluar, do të ekzaminohen të dhënat telefonike dhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Nuk dihet se kur është goditur Ilaria, ndoshta në mbrëmjen e zhdukjes së saj (25 mars), gjatë një debati, sepse ajo nuk donte të kishte më asgjë me Markun, me të cilin kishte një lidhje njëvjeçare që e kishte ndërprerë. Por ata ende flisnin me njëri-tjetrin.

Një rrëfim plot hije

Zhurma në rrjetet sociale filloi të shtunën e kaluar pasi prindërit e raportuan atë të zhdukur. Marku gjithashtu dukej i shqetësuar, mesa duket për të fshehur ngjarjen. Ai përdori telfonin e Ilarias për t’i dërguar mesazhe miqve dhe familjarëve, por mesa duket, mesazhet zgjuan dyshimet e detektivëve. Pas arrestimit, 23-vjeçari rrëeu vendin ku e kishte hedhur trupin e Ilarias. Ai tregoi se celularin e kishte hedhur në një pusetë ndërsa thikën në një kazan.

Por ka ende disa pikëpyetje mbi historinë e tij.  Dhe zemërim. “Vdekja e Ilaria është një plagë e tmerrshme për të gjithë qytetin,” komentoi kryebashkiaku i Romës Roberto Gualtieri, “ne nuk duhet të qëndrojmë indiferentë përballë një femicidi tjetër të papranueshëm”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA 2023"/ Rama: Na është hapur dera e BE si një mundësi reale, s’duhet ta humbim
Previous article KOMISIONI "XHAFAJ"/ Rama: Miqtë nga vende shumë më të ftohta u infektuan nga thashethemet

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT