• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA LODHJA TE DEPRESIONI/ Ja arsyet pse zgjoheni të lodhur në mëngjes
Home
Shëndet

NGA LODHJA TE DEPRESIONI/ Ja arsyet pse zgjoheni të lodhur në mëngjes

31 March, 2025 s.autor Shëndet

Nuk ka zhgënjim më të madh se të zgjohemi në mëngjes më të lodhur se një natë më parë, edhe pse kemi fjetur shtatë deri në tetë orë. Më poshtë kemi listuar disa nga arsyet që ju bëjnë të ndiheni të pafuqishëm dhe pa energji.

Lodhja
Ka shumë faktorë që shkaktojnë lodhje, por ato jo domosdoshmërisht i bëjnë njerëzit të ndihen të pafuqishëm. Këto mund të përfshijnë gjendje kronike të dhimbjes, gjendje metabolike ose tiroide, anemi dhe sëmundje kronike obstruktive pulmonare. Për më tepër, ekspertët thonë se të rriturit e shëndetshëm kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë gjatë natës, kështu që mund t’ju duhen më shumë se tetë orë gjumë për t’u ndjerë me energji

Ekspozimi ndaj dritës blu
Të gjithë e dimë se ekspozimi ndaj dritës së ekranit nuk është gjëja më e mirë para gjumit. Megjithatë, shpesh gjëja e fundit që shikojmë para se të flemë është ekrani ynë i celularit.

Përdorimi i telefonave celularë, tabletave, kompjuterëve apo televizorit shumë afër kohës së gjumit mund të pengojë lirimin e melatoninës, hormonit të gjumit, dhe kështu të na bëjë të zgjohemi. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të fikim pajisjet tona elektronike një orë para se të shtrihemi

Ankthi apo depresioni
Të kesh ankth ose depresion mund të ndikojnë negativisht në kohën e nevojshme për të fjetur, si dhe sa herë zgjoheni gjatë natës. Dhe ndonjëherë medikamentet e përdorura për të trajtuar depresionin ose ankthin mund të kenë efekte anësore si pagjumësia.

Jeta sedentare
Nëse trupi juaj është mësuar të prodhojë dhe shpenzojë nivele të ulëta energjie, për shkak të stilit tuaj të jetesës që nuk përfshin asnjë punë fizike apo ushtrime fizike, atëherë mund të ndiheni sikur lodheni shumë shpejt kur bëni edhe punë të përditshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandon që të rriturit të bëjnë të paktën 2 orë ushtrime fizike në javë.

Konsumimi i ushqimit ose alkoolit
Shmangni ngrënien për të paktën dy orë para gjumit. Ushqimet që kanë më shumë nevojë për t’u tretur ose pijet alkoolike dhe kafeja ka shumë të ngjarë të parandalojnë trupin tuaj që të hyjë në fazat REM të gjumit.

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Kushdo që përdor mbi një grua mjete për dështim kundra vullnetit të saj…” Çfarë parashikoni Kodi Penal i Monarkisë për aborte?
Previous article RUSIA NIS FUSHATËN E REKRUTIMIT PRANVEROR/ 160 mijë qytetarë do të thirren për të shërbyer

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT