• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FRYMËZUAR NGA MODELI VJENEZ”/ Rama prezanton pistën e Formula 1 në Elbasan: Jo vetëm gara me makina, por aktivitete gjatë gjithë vitit
Home
Politikë

“FRYMËZUAR NGA MODELI VJENEZ”/ Rama prezanton pistën e Formula 1 në Elbasan: Jo vetëm gara me makina, por aktivitete gjatë gjithë vitit

28 March, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ishte në Elbasan, aty ku në kompleksin sportiv ndërkombëtar “Elbasan- Automotoparku”, prezantoi pistën që do të mirëpresë një garë të Formula 1.

Gjatë prezantimit ai u shpreh se kjo gjë ishte diçka që nuk konceptohej disa kohë më parë dhe se cirkuiti i Elbasanit do të kthehej gjithashtu si një qendër që do të vizitohej çdo ditë të vitit.

“Diçka e pakonceptueshme deri para disa kohësh. Diçka e pakonceptueshme nga vende me më shumë emër sesa i yni, por ja që ne ia dalim edhe aty ku në një farë mënyre, basti është i pamundur. Dua të theksoj që këtu nuk bëhet fjalë për të bërë një investim të kësaj natyre për një garë.

Këtu bëhet fjalë për t’i instaluar ekonomisë shqiptare një motor të ri. Ky projekt është ekonomi, nuk është garë me makina. Është ekonomi sepse në harkun e 365 ditëve të vitit, ky projekt do të krijojë një destinacion. Një destinacion ku në qendrën e vetë të gravitetit do të jetë siguria rrugore dhe që nga fëmijët e vegjël, deri te të rriturit që ngasin një makinë, që duan të ngasin një makinë do të duhet t’i referohen kësaj qendre, për testimet përkatëse që do të jenë pjesë e të qenit tonë pjesë e BE-së.

Modeli ynë për këtë është qendra në Vjenë. Por siç e vutë re mbas e nga prezantimi i projektit, me skuadrën teknike të Formula 1 që ka punuar studio e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar, është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes së cirkuiteve të Formula 1, është inovativ. Është inovativ për një sërë zgjidhjesh që janë sugjeruar nga stafi teknik i Formula 1 dhe që faktikisht, këtë cirkuit në Elbasan, e bëjnë një cirkuit që sjell një sërë risish , që është pjesë e kërkesave të Formula 1 kur adopton cirkuite të reja në kalendarin e vetë”, tha ndër të tjera Rama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR NË KAMËZ/ Konflikti për vendin e parkimit përfundon në të shtëna me armë, plagoset një person
Previous article ÇFARË I NDODHI? Mbreti Charles shtrohet me urgjencë në spital

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT