• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Njihuni me sekretet e mjaltit të mirë. Ja si qëndron e vërteta e ngurtësimit
Home
Shëndet

Njihuni me sekretet e mjaltit të mirë. Ja si qëndron e vërteta e ngurtësimit

28 January, 2018 luljetaautor Shëndet

Shumë njerëz nuk i kuptojnë arsyet që qëndrojnë pas hollimit apo dendësisë së tepruar të mjaltit.

Disa njerëz janë të mendimit se mjalti i trashë është i papërpunuar, ndërsa mjalti i hollë është përpunuar në ngrohje dhe mund të mos jetë cilësor.

Mjalti artizanal puro nuk është gjithnjë më i trashë se mjalti i përpunuar. Mjalti i ngrohtë mund të jetë më i lëngshëm, por gjithsesi kur ftohet ai arrin të kthehet në dendësinë e mëparshme.

Rrjedhimisht, dendësia nuk është mënyra e vetme për të vërtetuar nëse mjalti është puro ose i pasterizuar.

Trashësia e mjaltit varet nga burimi i nektarit. Pikë së pari, mjalti ndikohet nga vendi, moti, lagështia, reshjet, toka dhe ambienti. Së dyti, lloji i luleve ka një rol përcaktues në trashësinë e mjaltit.

Disa lloje të mjaltit me bazë lule nga vende të ndryshme të botës janë më të trashë në krahasim me të tjerët. Për shembull, mjalti i akacias është më i lëngshëm se llojet e tjera.

Disa lloje të mjaltit të luleve kanë tendencën të kristalizohen më shpejt se të tjerët dhe temperaturat e ftohta e përshpejtojnë këtë proces, veçanërisht ato nën 10 gradë Celcius.

Në klima të ngrohta, ku temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celcius, mjalti qëndron i lëngshëm për shumë kohë.

Nëse mjalti ka formuar kokrra atëherë vendoseni kavanozin me mjaltë në një enë me ujë të ngrohtë në temperaturë 30-35 gradë Celcius.

Koha e grumbullimit

Një tjetër arsye që e bën mjaltin të hollohet më tepër seç duhet është grumbullimi i tij nga hojet në një kohë të papërshtatshme.

Bletët i përplasin krahët e tyre në koshere për të inkurajuar avullimin e ujit deri sa mjalti të bëhet më i përqendruar dhe më pas i mbulojnë hojet me dyll.

Nëse mjalti mblidhet përpara avullimit të plotë të ujit, atëherë përmbajtja e lagështisë do të jetë e lartë.

Ndaj, mjalti i hollë e i lëngshëm nuk është gjithnjë tregues i falsifikimit ose i sheqerosjes. Kjo do të thotë se dendësia e mjaltit nuk duhet të jetë gjithnjë vendimtare për pastërtinë ose cilësinë e mjaltit.

Bakteret e kanë të pamundur të riprodhohen tek mjalti falë përbërjes së tij, ndaj natyrshëm lind pyetja përse kompanitë e mëdha e pasterizojnë mjaltin? Pasterizimi është më shumë një çështje marketingu.

Disa lloje të mjaltit kristalizohen më shpejt dhe një gjë të tillë konsumatorët e perceptojnë si defekt. Pasterizimi vonon kristalizimin dhe ruan paraqitjen e këndshme të mjaltit të reklamuar nëpër rafte.

Prodhuesit artizanalë të mjaltit në Shqipëri habiten gjithnjë kur i pyet nëse mjalti është puro apo i pasterizuar. Habia qëndron në faktin se mjalti nuk ka nevojë të pasterizohet.

Kuriozitet – A janë të ngrënshme hojet?

Po, hojet janë plotësisht të ngrënshme. Bletët e bëjnë dyllin e tyre nga nektari. Disa njerëz i kafshojnë dhe përtypin hojet duke larguar vetëm dyllin e fortë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fillimisht pyesni veten e më pas filloni përdorimin e Aloe Verës
Previous article VIDEO/ Manchester City dyfishon shifrat ndaj Cardiff, Stërling autor i golit

luljetaautor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT