Kryeministri Edi Rama në Shkodër, krah ministrit të shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Maznikut dhe Blendi Gonxhes Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit po prezantojnë ‘Paketën e Maleve”
Rama thotë se paketa realizon ëndrrën për tu kthyer tek toka e të parëve, për të investuar aty kursimet, ose fondet e marra me kredi.
“Kemi vënë në dispozicion një linjë të re tërësisht financimi nga Banka e Shqipërisë, 250 milionë euro në bankat e nivelit të dytë, me garanci 70 % të kolateralit nga shteti që mund ta përdorin për agroturizëm, agropërpunim, çfarëdoqoftë që ka të bëjë me investime në territore malore apo gjysmëmalore të Shqipërisë.
Ligji i ri i sapomiratuar i hap rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor, duke i dhënë një mundësi reale, e mbështetje të posaçme, të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre.
Kjo u vjen në ndihmë pronarëve që quhen posedues faktik që nuk kanë dokumentet e pronësisë të regjistruar që janë të regjistruar të investojnë. Ka shumë në veri, në jug por dhe në Shqipërinë e mesme.
Kushdo që e ka pronën dhe nuk ka sherr me kufitarët mund të marrë nga këshilli bashkiak vërtetimin se zotëron pronën. Me këtë disponon një leje zhvillimore dhe më pas të lidhësh marrëveshje me ministrinë e Ekonomisë duke paguar 1 euro dhe regjistruar pronën në momentin kur mbaron investimi. Çdo gjë që lind, në aspektin e konfliktit është barrë e shtetit. Është shumë e thjeshtë.


