• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME SHQIPTARËT NË NAPOLI/ Berisha: Prite o Edi Rama diasporën, se po vjen të shpëtojë mëmëdheun
Home
Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË NAPOLI/ Berisha: Prite o Edi Rama diasporën, se po vjen të shpëtojë mëmëdheun

23 March, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me shqiptarët e Napolit të Italisë.

Nga Napoli, Berisha kërkoi votën e emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Sigurisht gjatë fjalës së kryedemokratit nuk munguan ironitë ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Do jenë shqiptarët nga jashtë që do shpëtojnë Shqipërinë. Prite Edi Rama diasporën se po vjen, po vjen të shpëtojë mëmëdheun”, tha kreu i PD-së.

Sali Berisha: Krenari të veçantë për ju, për të gjithë shqiptarët që punojnë, jetojnë në Napoli, në Itali dhe kudo tjetër në Europë dhe në botë. Nderimin tim më të madh qytetarëve të Napolit, autoriteteve të këtij qyteti që ka rrezatuar në shekuj e mijëvjeçarë në Itali dhe mbarë botën.

Napoli është dheu i personaliteteve më të shquara në të gjitha fushat e njerëzimit. Italia dhe Napoli kanë pritur në shekuj valët e emigracionit shqiptar, të diktuara nga pushtime të brendshme dhe të jashtme.

Valën e emigracionit pas pushtimit osman.Valën e emigracionit pas diktaturës staliniste. Valën e emigracionit pas narkodiktaturës. Hapën dyert, zemrat e tyre dhe unë kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë miqtë tuaj italianë.

Zoti e bekoftë Italinë dhe kombin italian. Por edhe ju, njerëz të ndershëm, njerëz punëtorë, njerëz të mençur dhe me dinjitet, erdhët në këtë vend për sakrificën,

Erdhët në këtë vend për një jetë më të mirë dhe dhatë kontribut të madh në të gjitha fushat, kontribut që bën krenar çdo shqiptar. Faktikisht jeni sot krenaria e vërtetë kombëtare.
Miqtë e mi, po shkojmë drejt raundit të fundit të betejës sonë.

Drejt 50 ditëve që kanë mbetur. Këto 50 ditë janë vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Por, siç e dini, kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky vit është viti i diasporës shqiptare. Kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky është viti i diasporës, sepse njëlloj si dikur, shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë. Ndaj edhe sot mund të themi si atëherë, prite Edi Rama diasporën se po vjen. Po vjen të shpëtojë mëmëdheun!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET 28-VJEÇARI NË TIRANË/ Policia: Ishte në kërkim për...
Previous article "LULIN PSE NUK E MORE NJË XHIRO?" Rama batuta me qytetarët në Vlorë: Lëre tani se është në punë

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT