• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BËNI HILE ME…”/ Rama ‘dush të ftohtë’ operatorëve turistikë: Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin te bashkia
Home
Politikë

“BËNI HILE ME…”/ Rama ‘dush të ftohtë’ operatorëve turistikë: Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin te bashkia

23 March, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron, zhvilluan një takim me turoperatorët dhe kryetarët e bashkive bregdetare për përgatitjet për sezonin veror 2025.

Kumbaro tha se këtë vit do të kemi 973 stacione publike plazhi.

“Kemi këtë vit, 973 stacione plazhi publike si asnjë herë më parë, gjithashtu rregullin që në 1 km vijë bregdetare 300 metra të jenë publik. Për të mos qenë vetëm ne anën e publikut, sepse investitorët janë motori i zhvillimit, i kemi dhënë prioritet bizneseve me investime serioze akomoduese. Prioritet u është dhënë strukturave akomoduese me kategorizim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Nuk ka qenë proces i lehtë, edhe pse është proces i ri. Kemi qenë në komunikim të përjavshëm edhe me kryetarët e bashkive. Stacionet e plazhit nuk duhet të jenë biznesi kryesor. Biznesi kryesor është turizmi i qëndrueshëm, plazhi është një aksesor për të krijuar eksperienca për turistët. Plani i masave është gati për këtë sezon veror, është ngritur task-forca”, tha Kumbaro.
Ndërsa Rama kërkoi që bashkitë të kenë ofertën e tyre, krahas ofertës së privatit për plazhet.

“Të ndërtohet një sistem bashkiak, ku bashkia jo vetëm të ruajë, por të zhvillojë një sipërmarrje bashkiake. Mirë është që të gjitha bashkitë të kenë ofertën e tyre, paralele me ofertën e operatorëve privatë. Kuptohet, me një gamë shërbimi më modeste, sepse nuk do të ndërtojnë bashkitë edhe beach bar-e”, u shpreh Rama.

Nga Vlora, ai u tërhoqi vëmendjen operatorëve, kur kërkoi që të deklarojnë të gjitha netët e fjetjes.

“Bëni një hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes. Për t’ju dhënë mundësi që të dilnin faqebardhë, ju kemi ulur TVSH-në prej vitesh, më poshtë se të tëra vendet e tjera. Jua kemi ulur 6% që të deklaroni se sa… nga 10 milionë e 555 mijë turistë në 2023, 3 milionë e ca netë të deklaruara qëndrimi. Është pak problem. Këtë vit do t’ju japim mundësinë që ju të bëni paradeklarim. Nëse nuk doni as kontrolle, deri në maj, do të paguani detyrimin te bashkia. Përgatituni se në 2026 nuk do keni nga të lëvizni më se do fusim platformën digjitale e-visitors”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM I PIKËLLUAR NGA RIFILLIMI..."/ Papa Françesku përshëndet besimtarët nga dritarja e spitalit “Gemelli” në Romë
Previous article INTERVISTA/ Ministrja gjermane e Mjedisit: Gjermania, e gatshme të ndihmojë për Vjosën. Thesar natyror...

s.autor

Postime të ngjashme

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT