• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GUXIMTARËT E MËDHENJ…”/ Cilët politikanë e frymëzojnë? Berisha nuk i “ndahet” Trumpit, ja kë renditi tjetër
Home
Politikë

“GUXIMTARËT E MËDHENJ…”/ Cilët politikanë e frymëzojnë? Berisha nuk i “ndahet” Trumpit, ja kë renditi tjetër

22 March, 2025 s.autor Politikë

Kreu demokrat Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e kësaj të shtune një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ndër të tjera është pyetur dhe për politikanët që e frymëzojnë.

Berisha përmendi emrat e Ëinston Churchill, Ronald Reagan apo edhe Martin Luther King. Po ashtu, Berisha përmendi edhe presidentin aktual amerikan Donald Trump, ku sipas liderit demokrat e frymëzoi kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm.

“Pyetje interesante, sigurisht që ka politikanë që më kanë frymëzuar shumë. Këta politikanë që më kanë frymëzuar, më kanë frymëzuar me akte madhore të guximit.

Më ka frymëzuar shumë Çërçilli kur thotë se nuk dorëzohemi kurrë por do luftojmë në tokë, në det, në ajër, në një kohë kur situata ishte dëshpëruese për Britaninë e Madhe.

Më ka frymëzuar jashtë mase Ronald Regan kur deklaroi se çështja gjermane është çështje e lirisë së njerëzimit, zoti Gorbaçov rrëzojë këtë mur.

Më ka frymëzuar shumë Donald Tramp kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm, në kuptimin që janë ata që mbanin flamurin e censurës, që politizonin në mënyrë ekstreme drejtësinë, që ndërmerrnin shkatërrimet masive të simboleve të historisë së SHBA si në revolucionin kulturor kinez apo kundër kishave dhe xhamive në Shqipëri.

Pra, ata që më kanë frymëzuar më shumë kanë qenë njerëzit e vendimeve të guximshme. Më ka frymëzuar Martin Luter, që para konklavës që do ta hidhte në zjarrin e truve, u thotë gjykatësve se gjithçka kam thënë, e kam thënë me ndërgjegje të plotë dhe me bindjen time më ët plotë. Pra, frymëzuesit e mi më të mëdhenj janë guximtarët më të mëdhenj. Unë ndoshta e kuptova në këtë formë”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTA E SULLTAN NEVRUZIT/ eremonia në kryegjyshatën botërore bektashiane në Tiranë, marrin pjesë qindra besimtarë
Previous article AKSIDENT NË NIKËL/ Një person në gjendje të rëndë, transportohet te Trauma

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT