• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“PËRFITIME PËR SEKTORIN FINANCIAR”/ Guvernatori Gent Sejko: SEPA do t’u kursejë agjentëve ekonomikë rreth 20 milionë euro…
Home
Ekonomi

“PËRFITIME PËR SEKTORIN FINANCIAR”/ Guvernatori Gent Sejko: SEPA do t’u kursejë agjentëve ekonomikë rreth 20 milionë euro…

20 March, 2025 s.autor Ekonomi

Bankat e nivelit të dytë do të jenë gati për të kryer pagesa në zonën unike të pagesave euro, SEPA në tetor 2025.Gjatë një forumi biznesi me dhomën amerikane Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se përgjatë vitit të parë të anëtarësimit aktorët ekonomikë në vend do të kursejnë rreth 20 milionë euro si rezultat i uljes së komisioneve.

“Komisionet për kryerjen e transaksioneve SEPA pritet të jenë ndjeshëm më të ulëta sesa ato aktuale. Vlerësojmë se vetëm nga ulja e komisioneve, kryerja e transaksioneve nëpërmjet skemave SEPA do t’u kursejë agjentëve ekonomikë rreth 20 milionë euro në vitin e parë. Këto përfitime do të jenë të prekshme, pasi secili institucion financiar të aplikojë dhe të pranohet individualisht në skemat SEPA. Banka e Shqipërisë po udhëheq procesin e aderimit të çdo institucioni financiar, duke vepruar si urë lidhëse komunikimi dhe informacioni dhe duke monitoruar plotësimin e kritereve përkatëse. Institucionet shqiptare pritet të nisin aplikimet pranë EPC-së duke nisur nga muaji prill 2025. Bankat vendase janë angazhuar maksimalisht për plotësimin e kritereve teknike dhe ligjore, ku duhet të them, disa prej tyre kërkojnë investime të konsiderueshme financiare. Megjithatë, mbetemi besimplotë se qytetarët dhe bizneset shqiptare do të mund të kryejnë transaksione SEPA duke nisur nga muaji tetor”- tha Sejko.

Për dhomën amerikane të tregtisë anëtarësimi në SEPA i Shqipërisë do të thotë më shumë përfitime për sektorin bankar por nga ana tjetër bankat do të përmirësojnë sistemin e tyre.

“Kalimi ne SEPA qe do te sjell përfitime për sektorin financiar do ti vendos bankat lokale përball sfidës së përmirësimit të sistemeve dhe trajnimit të personelit”-tha Neritan Mullaj.

Aktualisht një pagesë nga Shqipëria drejt vendeve të SPEA kushton deri në 10 herë më shumë se një pagesë brenda zonës. Ndërsa përfundimi I një transferimi merr deri ne 3 ditë punë më SEPA-n paratë do të transferohen brenda 24 orëve me kosto shumë më të ulët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI ME 4 VIKTIMA/ Pranga shoferit të betonieres, në kërkim pronari i firmës ku ishte punësuar
Previous article SPAK PËRFUNON HETIMET/ Deputeti i PD dërgohet për gjykim pas aksidentit që bëri në gjendje të dehur

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT