Nuk dihet se kur ndodhi ndarja pas pesë vitesh nga kuratori Klod Dedja dhe nisja e një historie të re me piktorin si Eldon Luarasi, por një gje është e sigurtë, që gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Mbyllja e një historie dashurie dhe nisja e një tjetre të re kanë ndodhur sa hap e mbyll sytë për aktoren Ema Andrea, duke qenë se ajo në fund të nëntorit u pa pranë Dedjas si bashkëpunëtorë në shfaqjen “Nëna dhe fëmija”.
E vetëm disa ditë më vonë, diku mes dhjetorit, miq të saj të afërm folën për një lidhje të re të Emës me piktorin e portreteve, Luarasin. Ishte pikërisht Eldoni, i cili postoi në “Facebook” pjatën e preferuar që kishte gatuar me Emën, rezultatin e së cilës e postoi me statusin: “Rezultati i bashkëpunimit me të dashurën. Kush gatuan, kush shijon. Kohët kanë ndryshuar”. Me këtë status donte të thoshte se e përkëdhelura në këtë rast ishte Ema, e cila shijon gatimet e të dashurit.
E përveç komentit të saj, nuk vonoi një pyetje e një miku të tij: “Pse, ke të dashur ti?”. Kështu nisi dhe të zbulohej kjo histori e re dashurie mes artistësh, që tashmë ka marrë miratimin e familjeve përkatëse duke përfshirë edhe vajzën e Emës, Sara Kapon.
Eldoni, në profilin e tij, duket madje që e mbështet të bijën e së dashurës (nga martesa e saj që përfundoi me divorc), duke shpërndarë në “Facebook” klipin e parë të Sarës, ku ajo performon si këngëtare.




