• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Prezantohet pulla e 28 janarit, Dita e Mbrojtjes Së Të Dhënave Personale
Home
Sociale

Prezantohet pulla e 28 janarit, Dita e Mbrojtjes Së Të Dhënave Personale

28 January, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Është prezantuar pulla postare “28 janari-Dita Europiane e Mbrojtjes së dhënave personale.” Prezantimi është bërë në Galerinë Kombëtare të Arteve nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Postën Shqiptare.

“Është diçka e veçantë, ndoshta e veçantë në të gjithë kontinentin, është një iniciativë e përbashkët që është nisur para një viti e gjysmë për krijimin e një pulle që personifikon mbrojtjen e të dhënave personale,” tha Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Drejtori i postes, ka rrëfyer rrugëtimin e filatelisë shqiptare.

“Filatelia është pasion duhet të vazhdoj edhe në këtë epokë dixhitale në të cilën jetojmë. Histori moderne e Shqipërisë është edhe historia e postës shqiptare, pulla e parë ka qenë e emëtuar në datën 5 maj 1913, për pak kremtojmë 105 vjetorin e krijimit të pullës postare, ngjarje e cila përkon edhe me përvjetorin e heroit tonë kombëtar. Me këtë rast Posta Shqiptare do organizoj një sërë evenimentesh të rëndësishme, duke filluar me emëtimin e pullës postare,” tregoi drejtori Laert Duraj.

Pulla postare e u emetua pas shpalljes së dizajnit fitues me autor Artion Baboçin në konkursin e realizuar nga Posta Shqiptare. Mbrojtjen e së drejtës për jetën private, Këshilli i Europës e ka miratuar në vitin 1981, ndërsa pushteti komunist në Shqipëri ushtronte të drejtën e kontrollit të privatësisë.

Në vitin 2006, Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës vendosi kremtimin e “Ditës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale” çdo 28 janar, me nënshkrimin e vendeve anëtare të KIE.

Shqipëria e miratoi Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ngritjen e një Autoriteti që do të mbikëqyrte zbatimin e tij në vitin 2006. Ky ligj u miratua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më 10 mars 2008.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Zëvendësoi një artist me një tjetër". Kush është i dashuri i ri i Ema Andreas që e pikturon nudo
Previous article Historike/ Rekord i ri në LA LIGA, lojtari i njohur shënon dopietë me autogola

luljetaautor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT