• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MË FSHIU EMRIN NGA LISTA”/ Kandidati i PD në Elbasan akuza Nokës: Më tha se duhet t’ia lë vendin dikujt tjetër
Home
Politikë

“MË FSHIU EMRIN NGA LISTA”/ Kandidati i PD në Elbasan akuza Nokës: Më tha se duhet t’ia lë vendin dikujt tjetër

16 March, 2025 s.autor Politikë

Kandidati i PD në Elbasan, Renato Kumrija ka hedhur akuza të forta drejt Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Sipas tij i është komunikuar lajmi se nuk do të jetë në listë si kandidat për deputet sepse duhet t’i lindte vendin dikujt tjetër.

Ai shprehet se janë lënë në listë kandidatë me shumë më pak mbështetje nga Primaret.

Postimi i plotë:

Te dashur anetare te partise Demokratike Qarku Elbasan, miq, shokë dhe bashkepunëtorë që keni besuar tek unë si një i ri ne politikë dhe më keni dhënë mbështetje të pakushtëzuar, pa interes, që të jem kandidat për deputet i Partise Demokratike.

Ju ve ne dijeni që më ka thirrur Sekretari i Pergjithshem PD, Flamur Noka, i cili me ka komunikuar qe une nuk do te jem ne liste si kandidat per deputet. Arsyeja eshte e thjeshte, pasi duhet t’ia lene vendin dikujt tjeter, ndersa kane lene ne liste kandidate me shume me pak mbeshtetje nga Primaret. Edhe pse e kundershtova me force qendrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerezor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin.

Dua te falenderoj gjithesecilin nga ju, te cilet me mundesuat qe une isha një ndër te rinjte më te votuar ne qytetin e Elbasanit (i 3-ti në renditje,
në nivel Qarku isha i 8-ti dhe dola si nje ndër kandidatet e rinj më potencialë për të marrë pjesë ne zgjedhjet Parlamentare si perfaqesues i PD-se.

Per fat te keq, kuptova që puna, përkushtimi dhe interesi për t’i dhënë Zë nevojave të qytetarëve të thjeshtë dhe për t’i përfaqësuar ata denjësisht nuk është primare për politikëbërësit. Une isha dhe jam nje si ju, bir i nje familjeje te thjeshte shqiptare, qe besova se ku me mire sesa nje njeri i “popullit” njihte me mire nevojat e shtreses sone.

Prandaj, me keqardhje; miq dhe dashamirës që e pritet me krahëhapur figurën dhe njeriun që unë përfaqësoj, ju lajmeroj që nuk do te jem pjese e “listës së hapur”, sepse është më e mbyllur se vetë emri nga Flamur Noka. Miqte e mij, ju e kuptoni shume mire pse ndodhi kjo!
A mos valle ka pazare apo negociata përgjatë natës se fundit te afatit per t’u regjistruar nga KQZ, kete e di vetem Flamur Noka dhe koha qe jam i bindur se do me jape te drejte mua dhe krejt Elbasanit, per të cilen ai ka hedhur poshtë Demokracine për votën e lirë ndaj nje fryme te re dhe nje te riu qe pat mbeshtetjen me te sinqerte nga familjet e Elbasanit.

Eshtë për te ardhur keq që figura të tilla si Flamur Noka tremben nga mbeshtetja që ka një njeri i ri në politikë dhe fillojnë sulmet që të kënë mundesi të bëjne lirshem dallaveret e tyre dhe nuk pretendojnë Fitoren, por kerkojnë Humbjen ne zgjedhje.

Prandaj, për të mos rënë ndesh për parimet e mia për DEMOKRACI REALE, Kerkoj nga ana e juaj qe te mbeshtesni Partine Demokratike dhe Prof.Dr. Sali Berishen, sepse une do jem pjese saj gjithmon, eshte apo nuk eshte ai (Flamuri) pjese e saj.
Mirenjohje te thelle per ju, pasi ju me bete te jem i zgjedhuri juaj me tempullin e demokracise dhe detyrimi im eshte te jem zeri juaj kudo dhe gjithnje, pavaresisht se Flamuri nuk eshte dakord!
Respekte dhe faleminderit nga zemra!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Klubi i natës ishte në një ndërtesë të vjetër. Çfarë la pas tragjedia me 59 të vdekur në Maqedoninë e Veriut
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË GREQI/ Ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana

s.autor

Postime të ngjashme

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

PUBLIKON FOTON ME MACRON/ Rama: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë! Politikë

PUBLIKON FOTON ME MACRON/ Rama: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë!

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT