• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MJESHTËR I VJEDHJEVE”/ Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, dyshohet se shtyu dhe dy të mitur për të…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MJESHTËR I VJEDHJEVE”/ Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, dyshohet se shtyu dhe dy të mitur për të…

16 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “The last”, duke arrestuar 37-vjeçarin Y. A., i cili dyshohet se ka kryer një seri vjedhjesh në qytet, duke përfshirë vjedhjen e monopatinave, biçikletave dhe një motomjeti.

Shtetasi i arrestuar, i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se ka shfrytëzuar dy të mitur 12 vjeçarë për të kryer vjedhjet dhe pastaj ua ka marrë sendet e vjedhura.

Gjatë operacionit, gjatë kontrollit të tij, policia gjeti dhe sekuestruan një thikë. Materialet përkatëse janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë:Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “The last”.

Zbardhen dhe dokumentohen 9 raste të vjedhjeve të monopatinave dhe biçikletave, kapet dhe ndalohet 37-vjeçari, i dënuar me parë për vjedhje.

37-vjeçari, dyshohet se shfrytëzonte dhe shtynte dy të mitur për kryerjen e vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, finalizuan operacionin policor të koduar “The last”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Y. A., 37 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë muajit shkurt dhe mars ka vjedhur 5 monopatina, 3 biçikleta dhe 1 motomjet.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky shtetas shfrytëzonte dy shtetas të mitur të moshës 12 vjeç, të cilët pasi i vidhnin ja dorëzonin 37-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të 37-vjeçarit,  iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës(thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NDARJES NGA JETA TË ANASTAS JANULLATOS/ Joan Pelushi, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare
Previous article TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Begaj: I tronditur nga ngjarja. Lutemi që të lënduarit të shërohen

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT