Detaje të reja mësohen nga tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, pas një shpërthimi zjarri në një klub nate, kanë njoftuar autoritetet përmes agjencisë së lajmeve MIA. Numri i të plagosurve ende nuk është i saktë, por disa prej tyre janë dërguar për trajtim në spitalet e Shtipit dhe Shkupit.
Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi shkakun e zjarrit dhe mënyrën se si ai është përhapur. Sipas mediave vendase, shpërthimi i zjarrit ka ndodhur për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë një performancë nga grupi muzikor maqedonas DNA. Në momentin e shpërthimit, klubi ka qenë i mbushur plot me njerëz.
Pasi ka shpërthyer zjarri, zjarrfikësit, ambulancat dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov, ka deklaruar se ndodhet në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev. Autoritetet kanë njoftuar se do të japin më shumë informacione më vonë gjatë ditës.


