• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITET MAQEDONIA E VERIUT/ Të paktën 50 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate
Home
Rajon

TRONDITET MAQEDONIA E VERIUT/ Të paktën 50 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate

16 March, 2025 s.autor Breaking News, Rajon

Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase për agjencinë e lajmeve MIA.

Numri i të plagosurve nuk dihet, por një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup

Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë

 

Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA NË BEOGRAD/ Vuçiç: E kemi kuptuar mesazhin. Kur mblidhen kaq shumë njerëz ne duhet të ndryshojmë
Previous article NDARJA NGA JETA E KRYEPESHKOPIT ANASTAS/ Sot Sinodi i Shenjtë zgjedh kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT