• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË LISTËN E ZEZË TË LAERT HAXHIUT/ KPA kthen në detyrë prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi
Home
Aktualitet
Kronikë

NË LISTËN E ZEZË TË LAERT HAXHIUT/ KPA kthen në detyrë prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi

13 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, e cila ishte në listën e Laert Haxhiut për tu vrarë, ka kaluar “Vettingun”, duke rihyrë sërish në sistemin e prokurorisë. Në 27 korrik 2023, Selimi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por pas ankimit të depozituar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, trupa gjyësore e kësaj të fundit vendosi me shumicë votash, që Merita Selimi, të rikthehet në detyrë.

Merita Selimi e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe prej atëherë punoi në Prokurorinë e Lushnjës. Së fundmi, pas konfigurimit të hartës së re gjyqësore, ajo e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Fierit.

Në muajin Tetor 2023, prokurorja Selimi u mor në mbrojtje fizike nga komisariati i Lushnjës, pasi një dëshmi e bashkëpuntorit të prokurorisë SPAK, Artan Tafani, tregoi se ajo dhe dy emra të tjerë të Drejtësisë Shqiptare, ishin në listën e personave që i dënuari me burg përjetë Laert Haxhiu, kërkonte t’i vriste.

Selimi, ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Pas dy viteve hetime, Selimi vendosi të shpallë mos kompetencën nga prokuroria e Lushnjës, duke transferuar dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK, ku gjykata vendosi dënimin e 3 personave me burgim të përjetshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË BULQIZË/ Makina del nga rruga. Humb jetën një person, 4 të plagosur nisen drejt Tiranës
Previous article KTHIMI I PËRKOSHËM I THAÇIT NË KOSOVË/ Rama reagon me foton e veçantë: Burrë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT