• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MUAJI I FUNDIT PËR DIKTATORËT”/ Meta reagon nga qelia: Po vjen pranvera çlirimtare..
Home
Politikë

“MUAJI I FUNDIT PËR DIKTATORËT”/ Meta reagon nga qelia: Po vjen pranvera çlirimtare..

13 March, 2025 s.autor Politikë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia duke theksuar se Pranvera Çlirimtare është afër, dhe se Partia e Lirisë është në rrugën drejt një fitoreje të sigurt në zgjedhjet e 11 majit. Në postimin e tij, Meta ka shpallur nisjen e betejës elektorale, duke theksuar se kjo është një mundësi historike për të mposhtur Narkoregjimin dhe për të sjellë një ndryshim të thellë në Shqipëri.

Ai ka nënvizuar se Partia e Lirisë, si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka nisur garën me 4 deputetë dinjitozë dhe ka projektuar arritjen e 12 mandateve të sigurta, duke sjellë një përfaqësim të denjë për qytetarët e Shqipërisë. Meta është shprehur se përzgjedhja e kandidaturave është bërë pas një procesi të kujdesshëm, duke përfshirë emra me histori të shquar dhe figura të reja që do të kontribuojnë në forcimin e Partisë së Lirisë dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.

Në fund, ai ka paralajmëruar se kjo betejë do të përfundojë me një fitore historike për Partinë e Lirisë, duke siguruar një fitorje të fuqishme në zgjedhjet e 11 majit.

Postimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐧𝐢𝐬𝐣𝐞 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐢𝐦𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝟏𝟐 𝐦𝐚𝐧𝐝𝐚𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭𝐚!

Gongu ra! Partia e Lirisë si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nis betejën elektorale në ndeshjen më historike të 11 Majit, që shkallmon Narkoregjimin, që tashmë ka hyrë në bunker duke kuptuar se fillim-Maji është fundi i hidhur për diktatorët dhe gjithmonë një Pranverë Çlirimtare.

Partia e Lirisë e nis garën me një përfaqësim dinjitoz dhe kuptimplotë me 4 deputetë përfaqësues dhe dinjitozë, për ta përfunduar atë në 11 Maj me 12 deputetë të shkëlqyer.

Nuk mundemi dot për më tepër për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar për të patur kandidatë në 4 Qarqe.

Asnjëherë përzgjedhja nuk është e lehtë, por pa asnjë diskutim kjo është përzgjedhja më përfaqësuese që kemi bërë sepse bazohet në tre Qarqet më të mëdha të Shqipërisë, Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Kemi dy personalitete me histori dhe që kanë lënë gjurmë në Partinë e Lirisë dhe LSI, që nga themelimi i saj.

Edmond Haxhinasto, një nga politikanët më të shkolluar, më të formuar, më të edukuar, vizionar dhe kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.

Znj. Erisa Xhixho, themeluese e LSI që maturante, me një histori 20-vjeçare, plot sakrifica, durim dhe ringritje dhe një nga deputetet më aktive të kësaj legjislature, që ka përfaqësuar me dinjitet kryeqytetin.

Por kemi edhe dy figura të reja për Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Zonjën e mrekullueshme Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Lirisë dhe Sekretare për Çështjet e Familjes, një nga prioritetet tona më madhore. Një fierake autoktone, që do ta përfaqësojë me shumë dinjitet Fierin dhe të gjithë Qarkun, ndaj të cilit kemi shumë detyrime si Parti e Lirisë (LSI) dhe që sidomos do të përfaqësojë gratë e mrekullueshme të Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës.

Në këtë mënyrë ne garantojmë dhe një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë gjinor 50% me 50%, siç e kemi të sanksionuar në Statutin tonë të miratuar në Konventën historike të 27 Prillit.

Dhe padyshim kush mund t’i mbrojë më mirë interesat e Tiranës se sa Sekretari i Përgjithshëm,  Z. Tedi Blushi , simboli i antikorrupsionit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, denoncuesi i paepur i aferave të përbindshme, në kurriz të qytetarëve taksapagues të kryeqytetit.

Ndërkohë lista e hapur e Tiranës do të jetë supriza historike e këtyre zgjedhjeve. Këtë më mirë se kushdo e ndjeu Kryetari i çoroditur i Organizatës, i cili u gafur njëherë se do të dilte në listë të hapur por kur kuptoi listën e hapur të kundërshtarëve i shkoi njëherë në mendje të mos e vinte emrin fare në listë, për t’u dhënë një garanci të rreme të gjithë të tremburve nga aferat e panumërta që ende nuk janë cekur, se fitorja do ishte e sigurtë.

Por kur e kuptoi se ndëshkimi do të jetë fatal, vrapoi për t’u futur në bunker dhe ne në 11 Maj do t’i çojmë atje si dhuratë edhe rezultatet e “Barometrit” të tij të inceneratorëve.

Partia e Lirisë drejt një Fitoreje Historike. Listat e hapura kanë qenë kauza jonë nga viti 2008 dhe do të jenë në 11 Maj edhe Triumfi ynë dhe parlamentarizmit.

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT! Apeli i GJKKO lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliajn
Previous article "KOT VOTONI LESKON DHE 'QIRJE' DULEN..."/ Rama thirrje demokratëve: Më mirë jepjani votën PS dhe thajeni kënetën

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT