Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovski është larguar nga nga koalicioni me Partinë Demokratike të Sali Berishës.
Sterjovski ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për largimin nga ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.
Pjesë e Aleancës ‘Shqipëria Madhështore’ ishin 26 parti, ndërsa tashmë më ikjen e Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, në koalicion mbeten 25 parti.
‘Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Tiranë. Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
I nderuar z. Celibashi, Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.
Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj. Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski’, thuhet në kërkesë.
Ndërkohë, ditën e sotme në mesnatë mbyllet afati për dorëzimin e listave me emrat për kandidatë për deputetë. Partia Demokratike sot pritet që të në orën 17:00 të mbledh Kryesinë, ndërsa në 19:00 Këshillin Kombëtar.
Cilat janë emrat e partive të mbetura në koalicion?
1. Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga kryetari, Sali Berisha
2. Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj
3. Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu
4. Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka
5. Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule
6. Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka
7. Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi
8. Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa
9. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj
10. Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri
11. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi
12. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka
13. Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani
14. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri
15. Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni
16. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj
17. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia
18. Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu
19. Partia Bashkimi Liberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova
20. Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi
21. Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi
22. Partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri
23. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno
24. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda
25. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfaqësuar nga kryetari Shpëtim Idrizi


