Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka rinisur sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hyrje të qytetit.
Sipas raportimeve, do të shemben 10 objekte, për të cilat është miratuar dëmshpërblimi.
Drejtori i IKMT Shkodër, Emiljan Nika, deklaroi se kjo ndërhyrje është pjesë e projektit për rikualifikimin urban të zonës hyrëse të qytetit, duke synuar një transformim më të rregullt dhe të planifikuar të hapësirës publike.


