• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Përfundon procesi i numërimit të votave në Kosovë, kryeson LVV
Home
Rajon

ZGJEDHJET/ Përfundon procesi i numërimit të votave në Kosovë, kryeson LVV

8 March, 2025 s.autor Rajon

Ka përfunduar mbrëmjen e së premtes procesi i numërimit të votave në Kosovë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me Listën Guxo dhe Alternativën, kanë marrë më së shumti vota, duke përfshirë rezultatet preliminare, votat e diasporës, me kusht dhe të personave me aftës të kufizuara. E dyta mbetet Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën dhe të tjerët.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëse përfshihen votat e 9 shkurtit, të diasporës, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, del se LVV ka marrë gjithsej 396 mijë e 22 vota, PDK gjithsejtë 196 mijë e 353 vota, LDK mori 171 mijë e 249 vota dhe koalicioni AAK dhe të tjetër kanë marrë 66 mijë e 226 vota.

Nga numërimi i votave në Qendrat e Numërimit nëpër komuna, Lëvizja Vetëvendosje, mori 345 mijë e 760 vota të rregullta ose 40.90 %, ndërsa nga votimi me postë i diasporës, kjo parti ka marrë 31 mijë e 963 vota ose 51.57 %. Ndërsa, në përfaqësi diplomatike ka marrë 12 mijë e 261 vota ose 80.71 %.

Kurse, nga votimi me kusht, LVV mori 5 mijë e 214 vota ose 44.25 % dhe 824 vota ose 31.88 % nga personat me aftësi të kufizuara.

E Partia Demokratike e Kosovës, nga votat e rregullta mori 186 mijë e 302 vota ose 22.04 %, derisa nga votimi me postë i diasporës, ka marrë 5 mijë e 878 vota ose 9.48 %. Ndërsa, në përfaqësi diplomatike ka marrë 1 mijë e 175 vota ose 7.73 %.

Nga votimi me kusht, PDK ka marrë 2 mijë e 377 vota ose 20.17 % dhe 621 vota ose 24.02 % nga personat me aftësi të kufizuara

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit, ishin 149 mijë e 95 vota të rregullta ose 17.64 %. Nga votimi me postë i diasporës, kjo parti ka marrë 18 mijë e 933 vota ose 30.55 %. Ndërsa, në përfaqësi diplomatike ka marrë 1 mijë e 109 vota ose 7.30 %.

Sipas KQZ-së, LDK nga votimi me kusht mori 1 mijë 607 vota ose 13.64 % dhe 505 vota ose 19.54 % nga personat me aftësi të kufizuara.

Kurse, për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët, vota të rregullta ishin 63 mijë e 35 vota ose 7.46 %. Nga votimi me postë i diasporës, kanë marrë 2 mijë vota 3.23 %. Ndërsa, në përfaqësi diplomatike kanë marrë 299 vota ose 1.97 %.

Për këtë koalicion kanë votuar 663 persona me kusht ose 5.63 % dhe nga personat me aftësi të kufizuara, ky koalicion mori 229 vota ose 8.86 %.

Në zgjedhjet parlamentare të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt 2025, numri i përgjithshëm i votuesve ishte 838,763, që përbën një pjesëmarrje prej rreth 42.5% të votuesve të regjistruar, ose më pak se në vitin 2021 dhe 2019. /KosovaPress/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA NUK I PLOTËSON KRITERET PËR BE"/ Berisha për mediat greke: Çështjen “Beleri” e sajoi Rama
Previous article "BOJKOTONI MËSIMIN, PËR MBROJTJEN E TIKTOK"/ Rama ironizon apelin e Berishës me videon e bufit të kënetës

s.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT