• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ADRIAN NIKULAJT/ Dërgohet për gjykim Ruben Saraiva, ja akuzat qe rëndojnë ndaj tij
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E ADRIAN NIKULAJT/ Dërgohet për gjykim Ruben Saraiva, ja akuzat qe rëndojnë ndaj tij

7 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka dërguar për gjykim portugezin Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Ndaj 30-vjeçarit portugez Prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzat “vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”, teksa tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendosë, nëse kjo çështje do të kalojë për gjykim themeli apo do të kthehet për plotësim hetimesh.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa në vazhdimësi e ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Për krimin, të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan, si dhe i dyshuari Edmond Haxhia, si organizator dhe porositës i vrasjes me motive gjakmarrjen. Ardian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill 2023 në Shëngjin, në ambientet e lokalit të tij ‘Coral’, në hotelin buzë detit.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt ky që ndër vite (që nga 1997) ka shkaktuar bilanc me shumë viktima.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË SIRI SHPËRTHEN SËRISH DHUNA/ Trupa të pajetë në rrugë në bastionet e Assadit, 147 të vdekur
Previous article "ËSHTË NË KONFLIKT INTERESI..."/ Avokatët e Veliajt kërkesë Dumanit për largimin e Ols Dados nga çështja

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT