Avokatët e kryebashkikakt të Tiranës Erjon Veliajt, i janë drejtuar me kërkesë drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, për largimin e prokurorit Ols Dado nga çështja e Veliajt, për konfilikt interesi, pasi ka marrë leje ndërtimi nga kryebashkiaku. Kërkesa është drejtuar që pas seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga kreu i SPAK.
Kjo gjë është bërë e ditur nga grupi i avokatëve mbrojtës të çiftit Veliaj Xoxe dhe biznesmenit Elman Abule te cilët zhvilluan një takim me mediat. Avokati Maks Haxhia, i cili mbron bashkëshorten e Veliajt Ajola Xoxe, tha se prokurori Olsi Dado është në konflikt interesi me çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe vetë ai duhet të japë dorëheqjen.
Sipas avokatit Haxhia Në bazë të kodit të procedurës çdo prokuror apo gjyqtar që e ka të konstatuar konfliktin e interesit është i detyruar të japë dorëheqjen. Me një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë, Maks Haxhia tha në takimin e zhvilluar me gazetarët, se në 42 vite eksperiencë nuk ka hasur asnjëherë që një prokuror në kushte të tilla të konfliktit të hapur të interesit të mos ketë dhënë dorëheqjen nga çështja.
“Do ishte shumë profesionale që prokurori ta bënte diçka të tillë. Nuk kuptoj përse duhet me patjetër të jetë ky prokuror në ketë çështje? Nëse janë të sigurt për provat që kanë, përse kërkon prokurori të rri me çdokush në çështje, kur evidentohet një konflikt interesi? tha avokati.
“Edhe kur avokati, ose i pandehuri, ose gjyqtari, ose prokurori, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, pra kanë punuar bashkë në një studio ose kanë pasur një marrëdhënie jo konfliktuale, është prapë i detyruar të heqë dorë nga çështja që heton. Në praktikën time 42-vjeçare në këtë profesion mua më ka ndodhur që të konstatohet një gjë e tillë dhe të mos kenë dhënë dorëheqjen”, tha ai.
Haxhia shpjegoi se shumica e dosjes mban firmën e prokurorit Ols Dado dhe kjo është arsyeja pse Veliaj konteston pikërisht këtë prokuror, edhe për faktin se ka një konflikt interesi për një leje ndërtimi të dhënë.
Edhe avokati i Veliajt, Ermir Beta tha se z. Dado është në konflikt interesi dhe këtë njëanshmëri e shfaqi hapur edhe në seancën e datës 12.
“Në seancën gjyqësore të datës 12, prezent ka qenë aty edhe vetë drejtuesi i prokurorisë. Shkaku i përjashtimit të zotit Dado, në vlerësim të zotit Veliaj, ishte vetëm konflikti i interesit për një leje ndërtimi ku edhe zoti Dado, kishte emrin. Në mungesë të një përgjigjeje apo reagimi nga drejtuesi i prokurorisë, aty prezent në sallë, mbrojtja ka formalizuar kërkesën për përjashtimin e z. Dado apo zëvendësimin e tij nga prokurori i çështjes. Këtu kemi shtuar edhe shkakun tjetër të sjelljes së përfaqësuesit të akuzës, që në vlerësimin tonë kishte doza njëanshmërie, e kam fjalën për z. Dado. Ende jemi në pritje të një përgjigjeje të cilën nuk e kemi”, theksoi Beta.
Sipas avokatit Maks Haxhia: “Në informacionin që i është dhënë publikut lidhur me këtë çështje ka mangësi. Ai u shpreh se e cilësojnë jo ligjor nisjen e procesit nga një anonimat. Ne nuk konstatojmë as një ngjarje apo kallëzim të ndonjë personi të dëmtuar. Ne vlerësojmë që masa arrest në burg është abuzive dhe e tejkaluar sepse është aplikuar ndaj një person, kryetar bashkie, person tre herë i mandatuar. Gjykata e Strasburgut disa herë ka tërhequr vëmendje që masa e burgut dhe e arrestit në shtëpi duhet të aplikohet me kujdes nga gjykata si masë e jashtëzakonshme, jo si e zakonshme. Nuk është serioze të arrestohet kryetari bashkisë lidhur me një analize ekonomiko financiare. Publiku, individë apo media ka hedhur jo të plote tablonë financiare. Këtu sjellim në vëmendje tuaj një shumë të OJF, dhe nuk thonë ku ka shkuar këto para dhe çfarë është bërë më këto financa.”
Më 11 mars, do të mbahet në Gjykatën e Posaçme të Apelit, seanca për ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurisë arrest me burg.


