• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA MBYLL TIKTOK PËR NJË VIT/ Manastirliu: Jemi në komunikim me përfaqësuesit e aplikacionit, të vendosen…
Home
Politikë

QEVERIA MBYLL TIKTOK PËR NJË VIT/ Manastirliu: Jemi në komunikim me përfaqësuesit e aplikacionit, të vendosen…

6 March, 2025 s.autor Politikë

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka deklaruar se qeveria, pas konsultimeve me prindërit, ka marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të TikTok.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ajo ka bërë me dije se qeveria ka rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për TikTok për 12 muaj, periudhë kjo që sipas ministres do të shërbejë për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok.

Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të TikTok. Kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindër, 65 mijë prindër të pyetur në 1300 takime. Janë aspekte që lidhen me sigurinë e fëmijëve ndaj platformave që kanë përmbajtje të pakontrolluar. Në këto takime, me qëllim edhe realizimin e planit të veprimit të ri sa i takon forcimit të mekanizmave të parandalimit sa i përket incidenteve që sjellin dhunë fizike, bullizmin apo edhe atë online, prindërit kanë rekomanduar mbylljen ose kufizimin e TikTok.

 

 

Duke marrë të gjitha faktet dhe elementet që lidhen direkt me sigurinë e fëmijëve, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për TikTok për 12 muaj. Periudhë që do të na lejojë për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok. Jemi në komunikim me TikTok sa i takon filtrave, moshës së aksesit, kontrollin prindëror dhe filtrave të domosdoshëm lidhur me të gjitha aspektet e komunikimit në gjuhën shqipe. Me këto filtra do të parandalojmë edhe promovimin e sjelljeve që janë të padëshiruara që vijnë përmes komunikimit në platformën e TikTok”, tha ministrja.

E pyetur më tej nga gazetarët, ministrja ka sqaruar se bëhet fjalë për një mbyllje të përkohshme.

“Është mbyllje e përkohshme e aksesit në platformën TikTok i kemi dhënë vetes 12 muaj kohë për të bërë të mundur që në bashkërendim që me përfaqësuesit e TikTok të marrim të gjitha masat e nevojshme për të vendosur kushtet dhe kriteret e duhura që aksesi në TikTok të mos dëmtojë të rinjtë. Ato materialet që qarkullojnë, që ne i kemi marrë, ka akte deri në vepra penale, nxisin dhunën dhe kur të rishikohet masa që është propozuar nëse do të ketë plotësime të këtyre kritereve atëherë të jemi krejtësisht të qetë që lundrimi i fëmijëve të jetë i sigurt, pa efektet e dhunës dhe nxitjes së bullizmit online me efekte negative në shëndetin e fëmijëve. Do të ketë Agjencia Kombëtare për sigurinë kibernetike, do të duhen disa ditë apo 1 javë për të ndërprerë përkohësisht aksesin në TikTok”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM 10-VJET QË E DUA, AJO ËSHTË ZEMËR GUR"/ Klajdi ndan historinë e dashurisë
Previous article DETAJET E PARA/ SPAK sekuestron 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të tre personave

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta Politikë

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje Politikë

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT