Një 25 vjeçar nga Ura Vajgurore është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka plagosur në këmbë më armë zjarri një 22 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në 27 janar ku për pasojë mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën shetasi M.B 22 vjeç
- Njoftimi i policisë
Në datën 28.01.2018, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit I. M., 25 vjeç lindur dhe banues në Vajgurore Vajgurore, dhe punohet per kapjen e tij pasi dyshohet se ka plagosur lehtë në këmbë me armë zjari të shtetasit M.B, 22 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tapi Kuçovë, ngjarje kjo e ndodhur më datë 27.01.2018.
Materialet hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit I. M, për veprën penale të “Plagosja e lehtë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake “, të parashikuar nga neni 89, 278, të Kodit Penal.


